Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokratike do t’i përgjigjet me protesta çdo ndryshimi të reformës territoriale apo zgjedhore që, sipas tij, miratohet pa konsensusin e opozitës.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit, Berisha tha se qëndrimi i opozitës do të jetë “protestë, protestë dhe vetëm protestë”.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje për mënyrën se si PD-ja do të reagojë ndaj asaj që e cilësoi si “kapje të zgjedhjeve”, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale krijojnë, sipas tij, “amnisti për të gjitha krimet zgjedhore”. Ai tha se opozita do t’u drejtohet qytetarëve përmes protestave.
Pyetje-përgjigje:
Avokat Ndre Molla: Përshëndetje doktor Berisha. Nëse reformën territoriale e miratojnë pa konsensusin e opozitës, nëse reformën zgjedhore e miratojnë pa konsensusin e opozitës, cila do të jetë strategjia e Partisë Demokratike për t'iu përgjigjur praktikisht kapjes së zgjedhjeve?
Sali Berisha: Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Një përshëndetje të përzemërt Ndre për ty.
Faktikisht, zgjedhjet janë të kapura, tërësisht. Ndryshimet e reja ligjore që ka sjellë Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale janë ndër të tjera amnisti për të gjitha krimet zgjedhore.
Pra, Edi Rama kapjen e zgjedhjeve dhe shndërrimin e tyre në farsë, e ka të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e tij. Por, ne do ftojmë shqiptarët t'i japin fatin që meriton.
Ky do jetë qëndrimi ynë.
© SYRI.net
Berisha: PD ka program emergjence, do dyfishojë rrogat dhe pensionet dhe do vendosë minimumin jetik 200 euro
Berisha: Reforma Territoriale ka vetëm një kriter, kriteri elektoral që i intereson Edi Ramës
Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit, prodhimi industrial dhe bujqësia janë në kolaps të plotë