Kurti zhvillon takime me diplomatët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë

Kryeministri i ngarkuar i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit tre përfaqësues diplomatikë të vendeve aleate: të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph.

Takimet, të zhvilluara në kuadër të kontakteve të rregullta me shtetet aleate, partnere dhe mike të Kosovës, u shoqëruan me urime për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri të Kurtit.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedimeve u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës me secilin prej këtyre vendeve, mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, përparimin demokratik, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës.

Kurti bëri të ditur se në takime u trajtuan edhe çështjet aktuale, me fokus të veçantë te nevoja për stabilitet institucional, sidomos pas rrethanave të krijuara më 16 shtator.

Kryeministri i ngarkuar shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişzbahissekabet