Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 mln euro kompanisë së tij

13:18, 03/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me kontrollet e SPAK në banesën e Ron Yeffet dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, duke thënë se opozita ka informuar aleatët e saj për atë që ai e cilëson si një çështje të rëndë.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit, Berisha ngriti akuza për lidhje të Yeffet me zyrtarë të lartë të qeverisë.

Berisha pretendoi se kompania e lidhur me Yeffet ka përfituar rreth 40 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe e përshkroi këtë si një skemë korruptive. Ai akuzoi gjithashtu Yeffet për përfshirje në kontrabandë dhe tha se për çështjen opozita ka përgatitur materiale që, sipas tij, u janë përcjellë aleatëve ndërkombëtarë.

Pyetje-përgjigje:

Adela Bejshaj: Z. Berisha, SPAK ka kontrolluar banesën e Ron Yeffet dhe ka kryer kontrolle në Ministrinë e Mbrojtjes pas përgjimeve të publikuara në Syri TV. A keni sinjalizuar ju përmes deputetëve NATO-n për këtë skandal të rëndë, pasi po flasim për trafik ndërkombëtar armësh?

Sali Berisha: Ne kemi përgatitur çdo material dhe kemi informuar, dhe vazhdojmë të informojmë non-stop aleatët dhe miqtë tanë.

E vërteta është që, Roni Yeffet, në bashkëpunim me Engjëll Agaçin dhe Belinda Ballukun, në bashkëpunim me Vlora Hysenin, ka kontrolluar gjithçka në këtë vend.

Aktiviteti më kriminal i këtij njeriu, përveç kontrabandës që është një aktivitet kriminal, qëndron në faktin tjetër se Edi Rama i ka dhënë kësaj kompanie 40 milionë euro. Kompanisë së Roni Yeffet, Ardi Veliut dhe zonjës Puca. Ata kanë blerë makina, të cilat i ka blerë po qeveria shqiptare. Imagjinoni, i japin paratë, blejnë makinat, makinat e blera ia shesin Edi Ramës. Ndajnë paratë me Edi Ramën pra, nuk ka skemë më korruptive sesa kjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco