Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Eli Fara reagon mes dhimbjes: Kam kaluar një jetë në skenë dhe tani po e shoh atë si spektakël! Kërkoj njerzillëk, ndaloni shpërndarjen e videove (MESAZHI PËR ADIN)

Shkruar nga Newsbomb
Eli Fara reagon mes dhimbjes: Kam kaluar një jetë në skenë
Këngëtarja e njohur Eli Fara

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka reaguar mes dhimbjes për materialet intime që kanë rrjedhur në media dhe në internet, duke kërkuar nga opinioni publik që të ndalojë shpërndarjen më të gjerë të videove, sepse po lëndohen shumë njerëz e familje.

Ajo thotë se ka kaluar një jetë në skenë, duke falur art dhe dashuri për publikun, por në këto momente po përjeton një nga momentet më të rënda sepse jeta e saj tani po shfaqet si një spektakël.

"Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar", shkruan ajo.

Dukshëm, këto fjali janë për kompozitorin Adrian Hila i cili raportohet se ka regjistruar fshehtas në shtëpinë e tij marrëdhëniet intime me vajzat dhe gratë e estradës shqiptarë. Pamje, të cilat në rrethana të panjohura, përfunduan në sajte për të rritur në internet.

Reagimi i plotë i këngëtares Eli Fara:

"Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time.

Në këtë shoqëri, grave u kërkohet shpesh të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre. U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim.

Sot po e përjetoj vetë sa e rëndë është të shohësh jetën tënde private të kthyer në spektakël dhe të ndiesh se, për disa njerëz, çdo gjë që ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim.

Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar.

Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Këtë të drejtë e ka çdo grua, pavarësisht emrit, profesionit apo zgjedhjeve të saj.

Këtë çështje do t'ia lë në dorë drejtësisë. Nga publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin e shpërndarjes. Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni.

Falënderoj nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, privatisht. publikisht apo privatisht.mirëkuptimi juaj më japin forcë. Dashuria dhe

Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.

E juaja, Eli Fara"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese