Lideri demokrat, Sali Berisha, sërish edhe këtë të shtunë në bashkëbisedim online me qytetarët dhe ndjekësit e tij në facebook ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama dhe gjithë elitës së Partisë Socialiste.
Sipas Berishës gjatë takimit të Strasburg, PD denoncoi narkoshtetin e Edi Ramës.
“Elita e PS është kryekëput kriminale. Ata deputet që janë aty që heshtin dhe nuk mbrojnë Ramën por lidhjet e tyre me bandat dhe krimin,ndaj dhe nuk mund të krahasohet mes PD dhe organizatës kriminale. Një narkoshtet nuk mban zgjedhje por zhvillon farsë. Shoh një opozit që qëndron në kushte të vështira dhe kjo përben epërsi në kushte morale dhe qëndroi e pamposhtur”, shprehet Berisha.
“SHISH i drejtuar nga Agasi ka të dhëna të plota se ka përgjuar deputetet, ambasadat dhe organizatat e hauja në Shqipëri, duke shkelmuar Konventën e Vjenës dhe traktatet ndërkombëtare që Shqipëria është palë në ato”, tha ndër të tjera Berisha.













