“Pasqyra e Flamingos”, kryeministri Rama prezanton platformën e re: Dosjet që do të publikohen
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë prezantoi platformën e re “FLAMINGO MIRROR”, i cili u shpreh se në këtë platformë do të publikohen dosje dhe dokumente të rëndësishme qeveritare, me synimin që qytetarët të kenë akses dhe të informohen drejtpërdrejt mbi përmbajtjen e tyre.
Ai theksoi se “Flamingo Mirror” do të nisë me publikimin e dosjes “Sazan-Zvërnec”, duke e cilësuar atë si një nga çështjet me interes më të madh, duke e lidhur atë me protestat.
“Kjo sot është reflektim nga protesta që nisi në qershor, dhe nga ana tjetër si domosdoshmëri e një kohe të re kur faktet janë gjithmonë e më shumë në presionin e madh të reve, dezinformimit dhe gjysmë të vërtetave.
E kemi quajtur “Pasqyra Flamingio” patjetër që nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse, “Sazan-Zvërnec”. Është një burim i cili do t’i shërbejë të gjithëve qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria por se çfarë është e shkruar në dokumentet zyrtare.
Nga ana tjetër, është e qartë që në këtë pasqyrë do të vendosim vijimësisht çdo dosje qeveritare me ndjeshmëri të posaçme.
Po përgatisim disa tema të tjera. Shumë shpejt do të publikojmë dosjen e KAYO-s. Po ashtu, Milot-Balldreni është një tjetër temë, e cila është diskutuar sipas nesh, trillime, gjysmë të vërteta, informacione të paverifikuara dhe pastaj faktet janë vendosur nën presionin e madh që vjen nga një botë, e cila varet nga çfarë thuhet, jo nga si dhe sa verifikohet”, tha Rama.
Zjarri në Peqin, shoqërohet në polici autori i dyshuar i zjarrvënies
Reagon këngëtarja Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë
Lëvizte i armatosur me makinë, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin! Përplas mjetin e policisë gjatë tentativës për t’u larguar
- 13:58 Pas dy fitoreve radhazi, Shqipëria kërkon suksesin e radhës ndaj Finlandës! Publikohet formacioni zyrtar
- 13:44 Zjarri në Peqin, shoqërohet në polici autori i dyshuar i zjarrvënies
- 13:32 Reagon këngëtarja Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë
- 13:16 Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës
- 13:01 Lëvizte i armatosur me makinë, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin! Përplas mjetin e policisë gjatë tentativës për t’u larguar
- 12:41 Deklarata e fortë e Dodik në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur