TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Flamingo Mirror”, një platformë publike online përmes së cilës qytetarët do të mund të aksesojnë dokumente, të dhëna dhe informacione lidhur me çështje dhe projekte me interes publik.
Dosja e parë e publikuar në platformë është ajo për projektet e Sazanit dhe Zvërnecit. Ndërkohë, kryeministri Rama bëri të ditur se shumë shpejt do të publikohen edhe dokumentet për Kayo.
“E kemi quajtur ‘Flamingo Mirror’. Është në të dyja gjuhët. Patjetër që nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse të Republikës së Shqipërisë, me dosjen e Sazanit-Zvërnecit. Është një burim i cili do t’u shërbejë të gjithëve, do t’u shërbejë qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria. Do të vendosim çdo dosje qeveritare me një ndjeshmëri të posaçme”, tha Rama.
https://flamingomirror.al/dosje/sazani-dhe-zverneci