Elon Musk ndahet papritur nga partnerja me të cilën ka katër fëmijë, ajo publikon mesazhet e fundit

Bota

Elon Musk ndahet papritur nga partnerja me të cilën ka katër

Shivon Zilis, nëna e katër fëmijëve të Elon Musk, ka publikuar disa mesazhe private që pretendon se ia ka dërguar miliarderi, pasi ai e hoqi nga lista e personave që ndiqte në platformën X.

Zilis ka deklaruar se Musk i ka dhënë fund lidhjes së tyre papritur dhe pa paralajmërim, vetëm disa ditë pasi i kishte shprehur dashurinë. Për të mbështetur pretendimet e saj, ajo ka publikuar edhe pamje nga bisedat mes tyre.

Përmes një postimi në X, Zilis ka thënë se mënyra se si përfundoi marrëdhënia e kishte befasuar.

“Është e vështirë që brenda një jave, pa asnjë paralajmërim, të kalosh nga dashuria te ndarja, por ndonjëherë gjëra të tilla ndodhin”, ka shkruar ajo.

Zilis ka theksuar se postimi i saj nuk është një shprehje hidhërimi, por se ndihet mirënjohëse që ka mundur t’i japë Musk ndjesinë se dikush e “kupton thellësisht, kujdeset për të dhe e do në mënyrë të qetë, me stabilitet dhe butësi”.

Ajo ka publikuar gjithashtu një pamje ekrani, e cila sipas saj tregon një pjesë të bisedës me Musk më 24 shtator. Në mesazhe, ai pretendohet se e quan atë “partneren e tij të jetës” dhe i shpreh dashurinë.

73a633e1f92398678d3f05a63f8ed666.png

Zilis dhe Musk kanë katër fëmijë së bashku, një fakt të cilit ajo i është referuar veçanërisht në postimin e saj.

“E kam dashur më shumë se jetën. Ai më mësoi gjëra për të cilat përndryshe do të më duheshin njëqind jetë dhe ma mbushi jetën me kuptim. Prandaj ndiej një humbje të madhe, por për fat të mirë, krijuam katër dashuri të vogla dhe të mrekullueshme të jetës sime”, ka shkruar ajo.

Zilis ka shtuar se shpreson që, për hir të fëmijëve, të arrijnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë mes tyre.

Në fund të postimit, ajo i është drejtuar drejtpërdrejt Musk duke shkruar: “Më dhemb, por më intereson shumë E-ja dhe gjithmonë do të jem në anën e lumturisë së tij. Paç fat, Elon. Bota është me fat që të ka”

ME TE LEXUARAT