Trajneri Rolando Maran ka vendosur të bëjë përsëri ndryshime në formacionin e Kombëtares shqiptare, këtë herë për sfidën ndaj Finlandës. Pas eksperimentimeve në ndeshjen kundër San Marinos, tekniku italian ka zgjedhur një tjetër 11-she titullare.
Sipas formacionit të raportuar fillimisht nga UEFA, Shqipëria pritet të zbresë në fushë me skemën 4-3-3. Risia kryesore është Pilo, të cilit i besohet një rol në mesfushë. Ai do të luajë nga minuta e parë së bashku me Mario Mitajn.
Në total janë pesë ndryshime në krahasim me sfidën e kaluar. Në portë rikthehet Berisha, duke zëvendësuar Sherrin. Në mbrojtje, Hysaj merr vendin e Sinës, i cili këtë herë nuk është as në stol, por e ndjek takimin nga tribuna.
Një tjetër ndryshim vjen në mesfushë, ku Ramadani rikthehet në formacion dhe zë vendin e Shehut. Pilo është një tjetër risi, ndërsa surpriza e radhës është lënia në stol e Mehmetit.
Edhe Uzuni nuk do ta nisë ndeshjen si titullar. Në vendin e tij është preferuar Hoxha, i cili do të ketë mundësinë të luajë nga minuta e parë përballë Finlandës.
Maran vijon kështu të eksperimentojë me formacionin, duke kërkuar zgjidhjet e duhura për Kombëtaren në këtë fazë të kompeticionit.

© SYRI.net
Tituj të hequr? Dëmshpërblime për rivalët? Si mund të zhvillohet skandali i mashtrimit të Manchester City-t
Belgjika mund thellë Turqinë, De Bruyne shkëlqen me ‘dopietë’
Dzeko i jep lamtumirën Bosnjës, ovacion dhe nderim special për legjendënBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: