web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Zvërneci te KAYO/ Dosjet e nxehta në “Flamingo Mirror”

3 Tetor 2026, 14:23, Aktualitet CNA


Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën Flamingo Mirror, në të cilën sipas Kryeministrit qytetarët do të kenë mundësi të marrin informacione në lidhje me dosjet qeveritare.

Rama theksoi se janë duke u përgatitur dosjet Zvërneci-Sazani, dosja KAYO dhe Milot Balldren.

“Sot jemi mbledhur këtu për të bërë një prezantim me rëndësi të një prej komponentëve të Pasqyrë Albania, e cila është ende në ndërtim e sipër dhe ky është një komponent i rëndësishëm, sepse lidhet me transparencën 100% të dosjeve qytetare.

Edhe ky komponent i Pasqyrë Albania është rezultat i një nxitjeje të ardhur nga shoqëria përmes manifestimit të protestës në fillim të muajit qershor dhe, nga ana tjetër, një domosdoshmëri e një kohe të re, kur faktet janë gjithnjë e më shumë në presionin e madh të dezinformimit, të trillimit, gjysmë të vërtetave, të informacioneve të paverifikuara. E kemi quajtur Pasqyra e Flamingos.

Është në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht. Nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse të Shqipërisë sot që flasim, me dosjen e Sazanit, Zvërnecit, dhe është një burim i cili do t'u shërbejë të gjithëve.

Do t'u shërbejë qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria, por se çfarë është e shkruar në të gjitha dokumentet zyrtare dhe çfarë thonë të gjitha materialet e një dosjeje qeveritare.

Është e qartë se në këtë pasqyrë ne do të vendosim çdo dosje qeveritare. Me një ndjeshmëri të posaçme, jemi duke përgatitur me skuadrën e cila koordinohet nga Jonida. Shumë shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të KAYO, një tjetër emër që tani përfilitet në rrugët e kanaleve sociale dhe në hapësirat e medias televizive.

Po ashtu, Milot-Balldrenin, një tjetër thërrmën e diskutuar mbi trillime, gjysmë të vërteta, informacione të paverifikuara, dhe faktet janë vendosur në të gjithë këto raste në presionin e madh që vjen nga një botë që varet gjithmonë e më shumë nga çfarë thuhet dhe jo nga sa dhe si verifikohet”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga