Endri Çekiçi do të vijojë karrierën jashtë Shqipërisë. Mesfushori 29-vjeçar ka zyrtarizuar skuadrën e tij të re, duke u transferuar te Gabala në Azerbajxhan.
Klubi azerbajxhanas ka njoftuar më 3 tetor afrimin e futbollistit shqiptar, me Çekiçin që ka firmosur kontratë deri në përfundim të sezonit 2026-2027.
Ky është një tjetër kapitull ndërkombëtar për mesfushorin ofensiv, i cili nuk zgjodhi rikthimin në futbollin shqiptar. Azerbajxhani përbën një destinacion të ri për të, pasi më parë ka luajtur në kampionate si ai i Irakut, Algjerisë, Turqisë, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Gjatë karrierës së tij, Çekiçi ka veshur fanellat e Dinamos së Zagrebit, Olimpija Ljubljanës, Ankaragucu, Konyasporit, Pendiksporit dhe Adanasporit. Para transferimit te Gabala, ai ishte pjesë e skuadrës irakiane Zakho.
Çekiçi ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare. Mesfushori ka zhvilluar 11 paraqitje me kuqezinjtë, ndërsa ka arritur të shënojë edhe një gol me fanellën e Shqipërisë.
Tashmë, ai do të provojë një aventurë të re në Azerbajxhan, me objektivin për të lënë gjurmë te Gabala.
© SYRI.net
Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë
Maran ndryshon sërish formacionin, surpriza e madhe në përballjen me Finlandën
Tituj të hequr? Dëmshpërblime për rivalët? Si mund të zhvillohet skandali i mashtrimit të Manchester City-tBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: