"Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan"/ Rama prezanton “Flamingo Mirror” por dokumentet mungojnë: Së shpejti dhe ajo e KAYO
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200 3 Tetor, 12:24 ...
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
• Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Flamingo Mirror”, platformën e re publike online ku do të publikohen dokumente dhe të dhëna zyrtare për çështje dhe projekte me interes publik. • Dosja e parë e vendosur në platformë është ajo që lidhet me Sazanin dhe Zvërnecin. Rama tha se qëllimi është që qytetarët të kenë akses të drejtpërdrejtë në dokumentacionin qeveritar dhe të mund të ndjekin në mënyrë transparente ecurinë e projekteve. • Sipas kryeministrit, platforma do të jetë e aksesueshme në shqip dhe anglisht dhe do të përmbajë dokumente, referenca ligjore, të dhëna dhe informacione të tjera zyrtare. • Rama bëri të ditur se dosja e Sazanit dhe Zvërnecit do të vijojë të plotësohet me dokumente të tjera, përfshirë projektin urbanistik, studimin e ndikimit në mjedis dhe materiale që do të dalin gjatë procesit. • Kryeministri njoftoi gjithashtu se shumë shpejt në “Flamingo Mirror” do të publikohen edhe dosjet qeveritare për KAYO dhe projektin Milot-Balldren. • Platforma do të mundësojë edhe ndjekjen në kohë reale të projekteve publike të financuara nga taksat e qytetarëve, ndërsa do të ketë edhe një komponent me pyetje dhe përgjigje zyrtare.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në platformën e re publike “Flamingo Mirror” do të publikohen së shpejti edhe dosjet qeveritare për KAYO dhe projektin Milot-Balldren. Gjatë prezantimit të platformës, Rama tha se të dyja çështjet janë shoqëruar me diskutime në media dhe rrjetet sociale, ndërsa sipas tij platforma do të shërbejë për të vendosur në dispozicion të publikut dokumentet dhe faktet zyrtare.
Kryeministri tha se platforma do të përfshijë edhe mundësinë për të ndjekur në kohë reale projektet publike të financuara nga taksat e qytetarëve, si dhe një komponent me pyetje dhe përgjigje zyrtare. Ai bëri të ditur gjithashtu se dosjet do të qëndrojnë të hapura dhe do të plotësohen me dokumentacion të ri.
"Shumë shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të KAYO, një tjetër emër që përflitet në rrugët e kanaleve sociale dhe në hapësirat e medias televizive. Po ashtu, Milot-Balldreni ka qenë temë me trillime dhe gjysmë të vërteta, ku faktet në të gjitha këto raste janë vendosur në presion të madh të një bote që varet gjithnjë e më shumë në atë çfarë thuhet dhe jo çfarë faktohet dhe verifikohet. Pjesë e Pasqyrë Albania do të jetë edhe mundësia për të ndjekur në kohë reale çdo projekt publik të financiar nga taksat e qytetarëve. Po ashtu, në pasqyrën e Flamingos ka edhe një komponent me pyetje dhe përgjigje zyrtare.
Është shumë e rëndësishme të thuhet se në Pasqyrën e Flamingos nuk ka retorikë, deklarata politike, përgënjeshtrime, ka vetëm gjuhë faktesh të mbështetur në referenca ligjore, dokumente zyrtare dhe është një hapje si të thuash e bibliotekës së fshehtë të pushtetit ekzekutiv. Është në zhvillim e sipër. Edhe dosja e sotme është në zhvillim e sipër, sepse në të do të shtohen edhe dokumentet që do të vijnë në vazhdim. Do t’i shtohen projekti urbanistik, studimi për ndikimin në mjedis dhe gjithçka tjetër që mungon. Për këtë arsye dosja është e hapur. Kur dosja mbyllet, aty ka edhe një status që thotë: Dosje e mbyllur”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një platforme të re publike online, të quajtur “Flamingo Mirror”, ku qytetarët do të kenë akses në dokumente dhe të dhëna që lidhen me projekte dhe çështje me interes publik. Platforma është prezantuar me publikimin e dosjes së Sazanit dhe Zvërnecit, e cila është edhe dokumentacioni i parë i bërë publik në këtë hapësirë.
Rama tha se “Flamingo Mirror” është në dy gjuhë dhe synon tu japë qytetarëve mundësinë të njihen drejtpërdrejt me dokumentacionin e projekteve, përtej informacionit të përcjellë nga qeveria.
“Pasqyrë Albania lidhet me transparencën maksimale të dosjeve qeveritare. Ky komponent është si rezultat i një nxitjeje të ardhur nga qeveria përmes manifestimit të protestës në fillim të qershorit dhe nga ana tjetër si një domosdoshmëri e një kohe të re kur faktet janë nën presionin e manipulimit, të gjysmë të vertëtave, manipulimeve apo informacioneve të paverifikuara.
E kemi quajtur “Pasqyra Flamingo”, është edhe anglisht. Nuk kishte sesi të mos niste me dosjen më të përfolur, atë të Sazan-Zvërnecit. Është një shërbim që do t’i shërbejë të gjithëve. Qytetarët do të mund të shohin çfarë shkruajnë të gjitha dokumentet qeveritare. Në këtë pasqyrë do të vendosim çdo dosje me një rëndësi të veçantë”, tha Rama./Dosja.al