Një zjarr ka rënë në kullotat e fshatit Karjan, të Bashkisë Gjirokastër.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në terren në anën veriore të fshatit, pasi zjarri po merr përmasa të mëdha.
Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz apo dëme materiale.
Policia, raportohet se ka nisur hetime për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes nëse kemi të bëjmëme zjarrvënie të qëllimshme apo jo.












