Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër
Një zjarr ka rënë në kullotat e fshatit Karjan, të Bashkisë Gjirokastër. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyr&eu...
Një zjarr ka rënë në kullotat e fshatit Karjan, të Bashkisë Gjirokastër. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyr&eu...
Bashkëpiloti i një avioni të Flydubai që po fluturonte nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Izraelit, u përpoq të merrte kontrolli...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten vonë se Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin një ndalim për eksportin e naf...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga SPAK në banesën dhe zyra...
Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje intime, duke folur për cenimin e privatësisë...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në hetimet ndaj Ron Yeffet, duke e cilësuar at&...
Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për angazhimin e tij gjatë ...
Personi që shikoni në foton e mësipërme është Engjëll Karoshi, 21-vjeçari i arrestuar nga policia për kërc...
Presidentja e Moldavisë tha të shtunën se pesë armë ajrore ruse, përfshirë raketa Banderol dhe dronë, kishin shkelur h...
Me pretendimet se ka bekimin e patriarkut rus dhe mbështetjen e një zyrtari të lartë të Dumës ruse, në Serbi është...

Britania e Madhe po rihap diskutimin për të ardhmen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, ndërsa kryeministri Andy Burnham nuk ka përjashtuar as mundësinë e rikthimit të plotë në BE. Qeveria britanike pritet të shqyrtojë disa alternativa përpara samitit BE-Mbretëri e Bashkuar në Bruksel, nga bashkimi doganor dhe Tregu i Përbashkët, deri te ruajtja e marrëveshjeve aktuale.
Kryeministri britanik Andy Burnham ka hapur diskutimin për një ndryshim të marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian, duke mos përjashtuar as mundësinë e rikthimit të vendit në BE.
Burnham ka deklaruar se Brexit ka shkaktuar më shumë dëme sesa përfitime dhe qeveria do shqyrtojë disa alternativa përpara samitit BE-Mbretëri e Bashkuar, që pritet të zhvillohet në Bruksel në nëntor.
Opsioni më ambicioz është rikthimi i plotë në Bashkimin Evropian. Burnham eshte shprehur se nuk e konsideron të përshtatshëm një referendum të ri. Zyrtarët britanikë kanë lënë të kuptohet se zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2029 mund të masin mbështetjen e publikut për një rikthim në BE.
Një tjetër alternativë është rikthimi në bashkimin doganor të BE, që do të lehtësonte tregtinë e mallrave. Më ambicioz do të ishte rikthimi në Tregun e Përbashkët, qe do të risillte lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve.
Burnham ka lënë të hapur mundësinë e ruajtjes së marrëveshjes aktuale dhe vazhdimit të negociatave për marrëveshje te tjera në sektorë të ndryshëm.
Ndërkohë, Londra po kërkon që kompanitë britanike të mos përjashtohen nga skema e prokurimit publik “Made in Europe”, krijuar nga BE për të favorizuar prodhimin evropian. Burnham paralajmëron se përjashtimi i kompanive britanike mund të shkaktojë dëme për industrinë dhe i kërkon Brukselit të mos e trajtojë Mbretërinë e Bashkuar si kundërshtar.
Por BE-ja kërkon lëshime në këmbim. Brukseli kërkon uljen e tarifave universitare për studentët e vendeve të BE në Britani. Aktualisht, tarifat mund të kalojnë 30 mijë paund në vit, ndërsa studentët britanikë paguajnë 9 mijë e 790 paund.
Kështu, Londra dhe Brukseli hyjnë në fazë të re negociatash, me më shumë mundësi në tryezë, por dhe me kompromise të vështira. Ende nuk dihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje përpara samitit të nëntorit, ndërsa rikthimi i plotë i Britanisë në BE mbetet objektiv afatgjatë.
Bashkëpiloti i një avioni të Flydubai që po fluturonte nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Izraelit, u përpoq të merrte kontrolli...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten vonë se Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin një ndalim për eksportin e naf...
Presidentja e Moldavisë tha të shtunën se pesë armë ajrore ruse, përfshirë raketa Banderol dhe dronë, kishin shkelur h...
Me pretendimet se ka bekimin e patriarkut rus dhe mbështetjen e një zyrtari të lartë të Dumës ruse, në Serbi është...
Një 28-vjeçare ka humbur jetën nga murtaja pneumonike në Irkutsk të Rusisë, ndërsa deri në 200 persona që mund t&...
Çmimet e naftës kanë nisur të bien pas njoftimit të vendeve anëtare të G7 për të vënë në dispozici...
Protestat e nxënësve të shkollave të mesme në Francë janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit, me ...
Një anije cisternë nafte është goditur sot nga një “raketë e paidentifikuar” teksa po largohej nga Ngushtica e Hormuzi...
Një sulm rus ka goditur një urë të dytë të madhe në Kiev, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko, mes një shtimi të s...
Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer një sulm ajror në një lagje të qytetit të Gazës, duke goditur një...