E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

NATIONS LEAGUE/ Nga avantazhi te humbja, Shqipëria bie në Finlandë

FINLANDË – SHQIPËRI 2-1

Shqipëria është mundur me rezultatin 2-1 nga Finlanda në transfertë.

Reklamë

Sfida u zhvillua me ritëm dhe rivalitet, ndërsa Shqipëria pati momentet e saj për të kërkuar një rezultat pozitiv. Megjithatë, Finlanda arriti të shfrytëzojë më mirë rastet dhe në fund mori fitoren.

Një nga momentet kryesore të takimit ishte kartoni i kuq i marrë nga Etrit Berisha, duke e lënë Shqipërinë me një lojtar më pak dhe duke vështirësuar situatën për kuqezinjtë.

Në fund, Finlanda triumfoi 2-1, ndërsa Shqipëria largohet nga kjo transfertë pa pikë.

Kuqezinjtë tashmë duhet të fokusohen te sfidat e radhës, në mënyrë që të rikthehen te rezultatet pozitive.

Golat e takimit nga : Manaj 4’ dhe Walta 26’, 71’.

Minuta 90 – Mbyllet gjithçka. Finlandë – Shqipëri 2-1.

Minuta 77 – Kryhen 2 zëvendësime te Shqipëria. Dalin Pilo dhe Asllani, futen Mehmeti dhe Shehu.

Minuta 71 – Finlandë – Shqipëri 2-1. Shënon sërish Walta.

Minuta 65 – Moment zëvendësimi. Del Muçi, futet Uzuni.

Minuta 60 – Rast i jashtëzakonshëm nga Pilo për të kaluar Shqipërinë në avantazh, grushton portieri.

Nis pjesa e dytë Finlandë – Shqipëri. Rey Manaj del nga loja, në vendin e tij futet Mirlind Daku.

Minuta 45 – Mbyllet pjesa e parë Finlandë – Shqipëri 1-1

Minuta 26 – Barazon Finlanda me anë të Walta. Rezultati aktual 1-1.

Minuta 24 – Futet Alen Sherri del Arbër Hoxha.

Minuta 21 – Shqipëria ndëshkohet me karton të kuq. Etrit Berisha lë fushën e lojës.

Minuta 3 – Gol Rey Manaj. Finlandë – Shqipëri 0-1

Berat Gjimshiti është tashmë në kuotën e 76 ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare. Për të është një moment historik në Finlandë. Ai lë pas Erjon Bogdanin dhe Ervin Skelën për numër ndeshjesh.

Në këtë takim janë të pranishëm një numër i lartë tifozësh kuqezinj.

Kombëtarja shqiptare ka zyrtarizuar formacionin titullar për përballjen ndaj Finlandës, e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve.

FORMACIONI ZYRTAR

Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Pilo, Ramadani, Asllani, Muçi, Manaj, Hoxha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.