web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshje historike, Gjimshiti lë pas Bogdanin dhe Skelën

3 Tetor 2026, 14:49, Sport CNA

Ndeshje historike, Gjimshiti lë pas Bogdanin dhe Skelën

Berat Gjimshiti arrin një moment të rëndësishëm dhe historik me fanellën e Kombëtares në përballjen ndaj Finlandës.

Mbrojtësi zbret në fushë për herë të 76-të me përfaqësuesen kuqezi në kompeticionet ndërkombëtare.

Me këtë shifër jubilare, ai lë pas dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar si Erjon Bogdani dhe Ervin Skela.

Kapiteni i Shqipërisë rreshtohet si titullar për të tretën ndeshje radhazi në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Lideri i prapavijës synon të udhëheqë sërish mbrojtjen për të ruajtur rrjetën e paprekur, ashtu si kundër Bjellorusisë dhe San Marinos.

Më shumë paraqitje se Gjimshiti regjistron vetëm Elseid Hysaj me mbi 100 ndeshje, i ndjekur nga Lorik Cana, Etrit Berisha, Altin Lala dhe Klodian Duro.

Mbrojtësi ndodhet vetëm një ndeshje larg barazimit të rekordit të Klodian Duros dhe tri ndeshje larg Altin Lalës.





Lajmet e fundit nga