E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Prishtinë/ Protesta pro UÇK nuk ndalet, qytetarët kërkojnë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Protesta “Jo në emrin tim” ka hyrë në ditën e 17-të, ndërsa organizatori i saj ka përsëritur kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe ministres Donika Gërvalla për të finalizuar ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Në kërkesën tonë prej qeverisë e sot edhe te dyert e kësaj ministrie, te ministrja Donika, i kërkojmë sot këtu ta procedojë ligjin të UÇK-së, ta procedojë sepse në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar. E ne nuk do të ndalemi asnjë natë”, tha Çlirim Haziri, organizator i protestës.

Reklamë

Haziri foli edhe për marshimin e të premtes dhe hyrjen e protestuesve në ndërtesën e Qeverisë, ku lanë një uniformë të UÇK-së.

Ai tha se uniforma u la aty si kujtesë për sakrificën e pjesëtarëve të UÇK-së dhe kontributin e tyre në ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

“E atë marshim dje, pastaj edhe hymë në ndërtesën e Qeverisë për të lënë diçka. Lamë uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E lamë aty për t’ju kujtuar se mbi sakrificën e asaj uniforme u ndërtua ky shtet. U ndërtuan këto institucione. U ndërtua edhe kjo polici që për të 17-tën natë po na bën roje neve, dhe së cilës për të 17-tën natë po i bëjmë roje edhe ne”, u shpreh Haziri.

Protesta “Jo në emrin tim” pritet të vijojë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë derisa të ndërmerren hapa konkretë në mbrojtje t ëish krerëve të UÇK-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.