• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren”/ Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci

by Bota Bota
October 3, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
“Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren”/ Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një nga komponentët e “Pasqyrë Albania”, “Pasqyra Flamingo”, ku do të pasqyrohen dosjet më me ndikim në opinionin publik. E para që do të jetë në këtë platformë do të jetë dosja e Zvërnecit dhe Sazanit.

“Pasqyrë Albania lidhet me transparencën maksimale të dosjeve qeveritare. Ky komponent është si rezultat i një nxitjeje të ardhur nga qeveria përmes manifestimit të protestës në fillim të qershorit dhe nga ana tjetër si një domosdoshmëri e një kohe të re kur faktet janë nën presionin e manipulimit, të gjysmë të vertëtave, manipulimeve apo informacioneve të paverifikuara.

E kemi quajtur “Pasqyra Flamingo”, është edhe anglisht. Nuk kishte sesi të mos niste me dosjen më të përfolur, atë të Sazan-Zvërnecit. Është një shërbim që do t’i shërbejë të gjithëve. Qytetarët do të mund të shohin çfarë shkruajnë të gjitha dokumentet qeveritare. Në këtë pasqyrë do të vendosim çdo dosje me një rëndësi të veçantë.

Shumë shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të KAYO, një tjetër emër që përflitet në rrugët e kanaleve sociale dhe në hapësirat e medias televizive. Po ashtu, Milot-Balldreni ka qenë temë me trillime dhe gjysmë të vërteta, ku faktet në të gjitha këto raste janë vendosur në presion të madh të një bote që varet gjithnjë e më shumë në atë çfarë thuhet dhe jo çfarë faktohet dhe verifikohet.

Pjesë e Pasqyrë Albania do të jetë edhe mundësia për të ndjekur në kohë reale çdo projekt publik të financiar nga taksat e qytetarëve. Po ashtu, në pasqyrën e Flamingos ka edhe një komponent me pyetje dhe përgjigje zyrtare.

Është shumë e rëndësishme të thuhet se në Pasqyrën e Flamingos nuk ka retorikë, deklarata politike, përgënjeshtrime, ka vetëm gjuhë faktesh të mbështetur në referenca ligjore, dokumente zyrtare dhe është një hapje si të thuash e bibliotekës së fshehtë të pushtetit ekzekutiv.

Është në zhvillim e sipër. Edhe dosja e sotme është në zhvillim e sipër, sepse në të do të shtohen edhe dokumentet që do të vijnë në vazhdim. Do t’i shtohen projekti urbanistik, studimi për ndikimin në mjedis dhe gjithçka tjetër që mungon. Për këtë arsye dosja është e hapur. Kur dosja mbyllet, aty ka edhe një status që thotë: Dosje e mbyllur.

Pyetjet janë produkt i hulumtimit me AI të gjithçkaje që diskutohet në rrjetet sociale dhe gjithçkaje që del edhe nga mediat tradicionale. Nuk janë pyetje të përzgjedhura, por të vendosura në radhë në numër të konsiderueshëm. E rëndësishme të theksohet është se dosja vendoset në Pasqyrën e Flamingos, duke u nisur nga një interes i posaçëm publik në momentin që bëhet kjo zgjedhje.

Por te Pasqyrë Albania në sektorë të ndryshëm, çdokush do të jetë në gjendje të marrë përgjigjen për çështjen që i intereson lidhur me punët publike, investimet apo ndërtimet në qytetin e tij. Është punë voluminoze, ka angazhim të madh të atyre që po merren me ndërtimin. Janë të përfshirë juristët, sepse Pasqyrë Albania do të integrohet në ligjin e bashkëqeverisjes.

Hap pas hapi të gjitha do të nisin të dalin në publik. Pas disa ditësh do të kthehemi për një tjetër komponent të rëndësishëm që është prezantimi i një moduli të ri të Diellës, e ekzekutuar nga AKSH-i. Në harkun e një viti do ta kemi sistemin të konsoliduar”, tha kryeministri.

Previous Post

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion. Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

“Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren”/ Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci

“Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren”/ Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci

October 3, 2026
“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion. Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion. Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

October 3, 2026
Në hetim nga SPAK/ Klodiana Spahiu, emëron njeriun e Vilma Nushit për kontrollin e “Check-Up”-it

Në hetim nga SPAK/ Klodiana Spahiu, emëron njeriun e Vilma Nushit për kontrollin e “Check-Up”-it

October 3, 2026
I armatosur, përplasi makinën e Policisë gjatë arratisjes, arrestohet 27-vjeçari në Mamurras /EMRI

I armatosur, përplasi makinën e Policisë gjatë arratisjes, arrestohet 27-vjeçari në Mamurras /EMRI

October 3, 2026
Kush është emigranti shqiptar që po sfidon gjigantët e Inteligjencës Artificiale

Kush është emigranti shqiptar që po sfidon gjigantët e Inteligjencës Artificiale

October 3, 2026
“Më 8 tetor protestë kombëtare! Të gjithë para Kuvendit”, Tedi Blushi kritik me opozitën: Duhet të prijmë protestat, jo të delegojmë përgjegjësi te qytetarët!

“Më 8 tetor protestë kombëtare! Të gjithë para Kuvendit”, Tedi Blushi kritik me opozitën: Duhet të prijmë protestat, jo të delegojmë përgjegjësi te qytetarët!

October 3, 2026
Detaje të reja nga tentative e rrëmbimit të Flydubai/ Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, autoritetet e Emirateve Arabe e quajnë “sulm terrorist”

Detaje të reja nga tentative e rrëmbimit të Flydubai/ Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, autoritetet e Emirateve Arabe e quajnë “sulm terrorist”

October 3, 2026
Përshkallëzohet zjarri në Lezhë, flakët përfshijnë sipërfaqe të gjera bujqësore

Përshkallëzohet zjarri në Lezhë, flakët përfshijnë sipërfaqe të gjera bujqësore

October 3, 2026
“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”/ Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”/ Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK

October 3, 2026
Kulla “BIG” e Ramës/ ‘Projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim’

Kulla “BIG” e Ramës/ ‘Projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim’

October 3, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pacienti ndërroi jetë, nisin hetimet për dy mjekët neurologë në Shkodër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL