“Shtëpia e Bernarda Albës” e Lorcës vihet në skenën e Lezhës

3 Tetor 2026, 15:16Kulturë TEMA
“Shtëpia e Bernarda Albës” e Lorcës vihet në

Shtëpia e Bernarda Albës” u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës në Lezhë, këtë herë përmes lojës së shtatë vajzave të reja dhe një poete.

Vepra e njohur e Federico García Lorcës u soll për publikun nga trupa “Liss”, nën regjinë e Alket Bushit.

Në qendër të dramës është Bernarda, një nënë që kërkon kontroll absolut mbi jetën e vajzave të saj. Përballë saj vendosen dëshirat, rebelimi dhe etja për liri, duke sjellë në skenë një konflikt të fortë familjar.

“Edhe në ditët e sotme ka nga ato familje që, me anë të rregullave të ngurta, i rrethojnë aq shumë fëmijët, sa ndoshta i bëjnë edhe ata të bëjnë veprime që nuk do të dëshironin t’i bënin në rrethana normale”, u shpreh një prej personazheve.

Personazhet e veprës u interpretuan nga aktoret e reja Keslin Perdoda, Alesia Alcani, Ester Pulaj, Eni Zefi, Ermela Qosaj, Orgesa Ndoj dhe Arvita Paloci. Ndërsa personazhin e La Poncias e interpretoi Elvira Llupi.

“Edhe pse ishte e vështirë me punë edhe përkushtimin që kemi pasur gjatë gjithë këtyre kohëve dhe me profesor Alketin kemi besoj arritur ta shfaqim në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ishte pak e vështirë përshtatja me karakterit që kishim në pjesë. I praktikon sa më shumë që pjesa dilte sa më bukur dhe ta paraqisnim sa më bukur përballë publikut”.

“Kalimi nga komiket tek tragjikët nuk është aspak i lehtë. Sidomos për moshën tonë që jemi të vegjël 15-1 vjeç”.

“Kishim emocione të shumta, por gjithsesi i menaxhuam dhe besoj se shfaqja ka dalë shumë bukur”.

Një eksperiencë që i afron të rinjtë me teatrin dhe i jep jetë skenës së qytetin të Lezhës përmes talenteve të reja. A.K./TemA

Lini një Përgjigje