Shqipëria pëson një humbje të dhimbshme 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, në një ndeshje që kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, por më pas ia komplikuan vetë situatën. Rey Manaj zhbllokoi shpejt sfidën, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë që në minutat e para, por një seri gabimesh individuale përmbysën gjithçka.
Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq pas një gabimi të dyfishtë në minutën e 22-të, ndërsa Finlanda shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike. Leo Walta barazoi pak minuta më vonë me një goditje dënimi, duke rikthyer vendasit në lojë.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë patën mundësinë për të kaluar sërish në avantazh, por Pilo nuk arriti të shfrytëzonte një rast të artë pas kundërsulmit të nisur nga Daku.
Finlanda goditi përsëri me Walta, sërish nga një goditje standarde, ndërsa edhe në këtë rast pasiguria e Alen Sherrit ndikoi në pësimin e golit. Portieri kuqezi reagoi me vonesë dhe topi përfundoi në rrjetë për përmbysjen 2-1.
Kështu, Shqipëria shpërdoroi një mundësi të artë për të marrë pikë në Helsinki, pasi pas avantazhit të hershëm dhe një nisjeje shumë të mirë, gabimet e njëpasnjëshme në prapavijë rezultuan vendimtare.
Me këtë humbje, Finlanda i merr Shqipërisë edhe vendin e parë në grup, duke e komplikuar ndjeshëm situatën e kuqezinjve në garën për kreun.
Golat
Shqipërisë i mjaftojmë më pak se katër minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin në Helsinki. Në zhvillimet e një goditjeje këndi, të ekzekutuar nga Asllani, Rey Manaj devijoi me kokë topin drejt rrjetës, kuqezinjtë në avantazh 1-0.
Gabim i dyfishtë i Etrit Berishës në minutën e 22-të: ‘gardiani’ kuqezi fillimisht gabon në pasim, duke ia dhuruar topin kundërshtarit, më pas bën ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të kuq.
Thuajse katër minuta më vonë, Walta goditi fort duke çarë murin dhe mposhtur Sherrin, 1-1.
Finland [1] - 1 Albania - Leo Walta freekick 26'
by
u/Pontus_Pilates in
soccer
Në minutën e 61-të, Pilo ka rastin e artë për të shënuar pas një kundërsulm të nisur nga Daku, por gjuan në duart e portierit kundërshtarHradeckit (rasti i Pilos)
Tjetër gol nga Finlanda dhe sërish nga goditja standarde me të një njëjtin autor, Walta. Edhe në këtë rast Alen Sherri duhet të bënte më mirë, por fatkeqësisht reagimi i tij ishte disi i vonuar, 2-1.
© SYRI.net
Spanjë-Çeki, iberikët synojnë të thellojnë rekordin e pathyeshmërinë
Kroaci-Angli në Rijeka, ‘Tre luanët’ s’duan të humbin kontaktin me Spanjën
Capello vlerëson Amorimin: E ka rregulluar Milanin pa bërë revolucionBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: