AKTUALITET /

Dyshohet se ngac*onte vajza të mitura pranë një shkolle, lirohet këngëtari në Fier

Sipas arsyetimit të gjyqtarit, kushtet dhe rrethanat e çështjes mund të përligjnin caktimin e masës “arrest në burg”.

Shkruar nga Versus

Dyshohet se ngac*onte vajza të mitura pranë një shkolle, lirohet

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin fierak Erind Xhaferaj, i dyshuar se ngacmonte vajza të mitura pranë një shkolle në Fier.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë, e cila kërkoi që arrestimi në flagrancë të vlerësohej i ligjshëm dhe ndaj Xhaferajt të caktohej masa “arrest në shtëpi”. Gjykata i pranoi të dyja kërkesat.

Sipas arsyetimit të gjyqtarit, kushtet dhe rrethanat e çështjes mund të përligjnin caktimin e masës “arrest në burg”.

Megjithatë, gjykata argumentoi se nuk mund të vendoste një masë më të rëndë se ajo e kërkuar nga Prokuroria, duke iu referuar nenit 224, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale./Versus.al

Poll