Rama publikoi “Flamingo Mirror”/ Zhupa: Recetë e gatshme propagandistike
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pasi kryeministri...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pasi kryeministri...

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë platformën publike online “Flamingo Mirror”.
Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Zhupa e cilëson si një mjet propagandistik, që përdoret nga Rama si një recetë e gatshme ndaj shqiptarëve.
Reagimi i plotë:
Qytetarët kërkojnë shfuqizimin e ligjit 21/2024. Edi Rama u ofron një pasqyrë propagandistike si Flamingo Mirror!
Edi Rama tenton t’i bëjë qytetarët për budallenj me receta të gatshme propagande.
Ndërkohë që kërkesat për shfuqizimin e ligjit 21/2024 janë bërë nga qytetarët dhe institucionet europiane, dhe janë depozituar në kuvend nga unë që në 14 Maj, Rama zgjedh të na shesë si “transparencë” publikimin e vetë ligjit në një tjetër faqe.
Pastaj, për ta plotësuar recetën, publikon edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e la në fuqi ligjin 21/2024, një vendim i turpshëm që e rrëzoi vetë rezoluta e parlamentit europian.
Transparenca vazhdon VKM nr. 596, për Pishë Poro–Nartë, për të cilin kemi depozituar ankim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo VKM ndryshoi regjimin e mbrojtjes së zonës, kaloi statusin nga kategoria IV në kategorinë V dhe eliminoi nënzonimin e mëparshëm. Pikërisht këto ndryshime janë sot objekt kundërshtimi por për Ramën çelësi i ndërtimit.
Kjo është tallje e madhe!
Po edhe dokumentat nuk janë të plota, nëse qëllimi është thjesht transparenca, pse nuk publikohen të gjitha?!
Pse nuk publikohen dokumentet që tregojnë çfarë ndodhi realisht në Zvërnec, që u rrethua, hynë kamionë dhe fadroma?
Pse nuk publikohen Aplikimi nr. 3218 Prot., datë 28.04.2026, për Leje Ndërtimi Infrastrukture për rrethimin dhe punimet përgatitore në funksion të rrugëve të aksesit?
Pse nuk publikohet Vendimi nr. 05, datë 29.04.2026, i Këshillit Kombëtar të Territorit, me të cilin është miratuar kjo leje?
Pse nuk publikohen të gjitha dokumentet e procedurave, lejeve, vlerësimeve dhe vendimmarrjeve që lidhen me ndërhyrjet në këtë zonë?
Dhe pse nuk publikohet gjithçka që lidhet me projektet e Zvërnecit të paraqitura në “The Albanian Files”?
Kjo është transparencë me regji. Flamingo Mirror është pasqyra e propagandës, jo transparenca që kërkojnë qytetarët.
Qytetarët e dinë shumë mirë gjendjen. Nuk kanë nevojë për një pasqyrë që t’u tregojë gjendjen e mjerueshme. Kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si e vetmja rrugë për të ndryshuar gjendjen dhe për mbrojtur vendin. /CNA
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me vëmendjen...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur poshtë deklaratën e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qyteta...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në takimin e sotëm me aleatët ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur në një takim në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbajtur pasditen e kësaj të p...
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Korçës Ivi Kaso ka dekl...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median gjerman...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë edicio...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka pritur në Kryesi...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, komentoi...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka ...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u t...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ngriti so...
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Adminis...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, komentoi sot ndryshime...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, në një inte...
Kryeministri Edi Rama po përpiqet ta mbulojë me heshtje dë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm këtë të enjte në prezan...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Peshkopi ku një ...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë natës në zon...
Pas kontaktimit, kompozitori Adrian Hila është paraqitur k...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Çmimet e shtëpive vazhdojnë të rriten në pjesën më të madh...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar në rrjetet social...
Qeveria e Kosovës vlerësoi më 2 tetor se nuk ka pengesa li...
Presidenti i SHBA Donal Trump i ka shpallur luftë Hagës. S...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Biznesi i "call center", që pas vitit 2010 u zhvillua me s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...