"Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan"/ Rama prezanton “Flamingo Mirror” por dokumentet mungojnë: Së shpejti dhe ajo e KAYO
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200 3 Tetor, 12:24 ...
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
Nga këto komunikime rezulton se Xhuana i kishte treguar motrës për situatën dhe shqetësimet që po përjetonte. Motra e kishte këshilluar të drejtohej në polici dhe të denonconte Eraldo Fizin për dhunën që ushtronte ndaj saj.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku janë administruar dëshmi dhe komunikime të saj të zhvilluara pak para ngjarjes tragjike. Në kuadër të hetimeve është marrë dëshmia e një prej mikeshave me të cilën Xhuana ndante banesën me qira, si dhe janë sekuestruar dhe analizuar komunikimet e saj me motrën.
Nga këto komunikime rezulton se Xhuana i kishte treguar motrës për situatën dhe shqetësimet që po përjetonte. Motra e kishte këshilluar të drejtohej në polici dhe të denonconte Eraldo Fizin për dhunën që ushtronte ndaj saj. Megjithatë, Xhuana kishte refuzuar, duke shprehur frikën se një denoncim mund të sillte pasoja për babain e saj.
Sipas komunikimeve, ajo kishte frikë se Fizi mund t’i bënte diçka të keqe të atit. Një tjetër element i përfshirë në dosjen hetimore lidhet me mbrëmjen para ngjarjes. Sipas të dhënave të administruara nga hetuesit, konflikti dyshohet se lidhej me një ekskursion pune ku Xhuana kishte marrë pjesë me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit.
Në dosje ngrihet dyshimi se Eraldo Fizi e kishte ndjekur Xhuanën pas ekskursionit. Në dëshmitë e motrave të Xhuana Nikollajt përmenden gjithashtu debate të herëpashershme mes saj dhe Fizi. Sipas dëshmive, ai i dërgonte herë pas here video ku Xhuana shfaqej duke lëvizur me shpejtësi të lartë, duke shprehur se do të lëndonte veten pas ndarjes.
Sipas motrës së saj, Fizi i bënte gjithashtu presion Xhuanës duke i thënë se do të lëndonte babain e saj, pasi e dinte se ajo ishte veçanërisht e ndjeshme ndaj tij. Në dëshmitë e tyre thuhet gjithashtu se ai e kishte kërcënuar se do t’i tregonte babait të Xhuanës se ishte pikërisht ai që e kishte dhunuar një natë më parë.
Të gjitha këto dëshmi, komunikime dhe të dhëna po analizohen nga grupi hetimor, në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjeve që i paraprinë vetëvrasjes së të resë. Ndërkohë, një nga elementet që ende mbetet për tu sqaruar është mënyra dhe vendi ku Xhuana kishte siguruar fostoksinën./Dosja.al
foto ilustruese GREQI- Një rast i rëndë i denoncuar për dhunë në familje ka tronditur Lavrion në Greqi. Një 23-vje&...
Luka Misetiç KOSOVË- Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë t&e...
Eli Fara, Adi Hila TIRANË- Këngëtarja Eli Fara ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të materialeve intime, duke shprehur d...
Erind Xhaferaj FIER- Këngëtari fierak Erind Xhaferaj ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksio...
Günther Fehlinger-Jahn AUSTRI- Günther Fehlinger-Jahn ka njoftuar kandidaturën e tij për postin e Presidentit Federal të Austris&e...
Engjëll Karoshi DIBËR- Personi që shikoni në foton e mësipërme është Engjëll Karoshi, 21-vjeçari i arre...
Pamjet LEZHË- Zjarri ka përfshirë prej mëngjesit të sotëm zonën e Myltes në Rrilë, duke u përhapur në...
Pamjet DIBËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me kërcënimin ndaj biznesmenit Zija Shulku në Peshkopi, ngjarje për t&...
Aksidenti LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Fier, ku dy automjete, një “Fo...
Pamjet DIBËR- Policia ka arrestuar një 21-vjeçar me emrin Engjëll Karoshi, i dyshuar se ka kërcënuar me jetë bizn...