Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjithçka nisi pas ekskursionit, DETAJE të reja zbardhin ditët e fundit të Xhuana Nikollajt: Motra i kërkoi ta denonconte bashkëshortin, por ajo u tremb prej babait

Shkruar nga Newsbomb
Gjithçka nisi pas ekskursionit, DETAJE të reja zbardhin ditët e
E ndjera Nikollaj dhe ish bashkëshorti Fizi

Dosja hetimore për vdekjen e Xhuana Nikollajt po nxjerr në dritë të tjera episode që lidhen me periudhën para ngjarjes së rëndë. Komunikimet e administruara nga hetuesit dhe dëshmitë e familjarëve përshkruajnë një marrëdhënie të tensionuar mes 26-vjeçares dhe Eraldo Fizi, ku dyshohet se kishte pasur konflikte, presion dhe episode të pretenduara dhune.

Një prej elementeve që po shqyrtohet nga hetuesit lidhet me bisedat që Xhuana kishte zhvilluar me motrën e saj. E reja i kishte rrëfyer shqetësimet që po përjetonte dhe, sipas dosjes, motra e kishte këshilluar të kërkonte ndihmën e policisë dhe të denonconte Fizin. Xhuana kishte refuzuar, duke shprehur frikën se një denoncim mund të sillte pasoja për babain e saj.

Në dëshmitë e dhëna pas ngjarjes, motrat e Xhuanës kanë folur edhe për debatet e përsëritura mes tyre. Sipas deklarimeve të tyre, Fizi i dërgonte të resë video teksa drejtonte automjetin me shpejtësi të lartë dhe i shprehte se do të lëndonte veten pas ndarjes. Në dosje përmenden gjithashtu pretendime për presion që lidhej drejtpërdrejt me babain e Xhuanës. Sipas familjarëve, Fizi e dinte lidhjen e fortë që ajo kishte me të atin dhe dyshohet se e përdorte këtë si mënyrë për ta frikësuar.

Një tjetër episod i hetuar lidhet me një rast të pretenduar dhune. Sipas dëshmive, Fizi dyshohet se i kishte thënë Xhuanës se do të shkonte te babai i saj dhe do t’i tregonte se ai kishte qenë personi që e kishte dhunuar një natë më parë. Hetuesit po verifikojnë edhe një konflikt tjetër, i cili dyshohet se kishte nisur pas një ekskursioni pune ku Xhuana kishte marrë pjesë gjatë festave të 7 dhe 8 Marsit. Sipas të dhënave të dosjes, pas përfundimit të ekskursionit, Fizi dyshohet se e kishte ndjekur të renë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese