Ka momente që futbolli i harron shpejt, por statistikat i ruajnë në arkiv. Kartoni i kuq i marrë sot nga portieri i Shqipërisë rikthen një episod që i përkiste një tjetër epoke të Kombëtares.
Për të gjetur herën e fundit kur një portier kuqezi ishte ndëshkuar me karton të kuq, duhet të kthehemi pas në 12 nëntor 2016, në ndeshjen Shqipëri–Izrael, të zhvilluar në Elbasan dhe të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018.
Në atë sfidë, e cila përfundoi me fitoren 0-3 të Izraelit, Etrit Berisha u përjashtua me karton të kuq në minutën e 55-të.
Portieri shqiptar u pezullua më pas për dy ndeshje, duke munguar edhe në përballjen e radhës ndaj Italisë.
Që nga ajo mbrëmje deri në ndeshjen e sotme kanë kaluar 9 vite, 10 muaj e 21 ditë – gati një dekadë pa një portier të Kombëtares shqiptare të largohej nga fusha me karton të kuq.
Berisha mban edhe një statistikë të veçantë: është portieri i vetëm që ka marrë dy kartonë të kuq me fanellën e Shqipërisë.
Kartoni i kuq i sotëm i jep kështu fund një serie prej pothuajse 10 vitesh pa një përjashtim të portierit të Kombëtares.

