Kombëtarja shqiptare nuk ka mundur të marrë pikë në transfertën e vështirë të Finlandës, teksa u mposht me rezultatin 2-1. Një sfidë që nisi mjaft mirë për tanët, por në fund skuadra e drejtuar nga Rolando Maran u mposht nga vendasit.
Takimi nisi mjaft mirë për kuqezinjtë që arritën të kalonin shumë shpejt në avantazh me Rey Manajn. Në minutën e katërt të takimit, lushnjari çon sferën në rrjetë. Por, takimi mori krejt rrjedhë tjetër pasi në minutën e 22-të, doli me karton të kuq portieri Etrit Berisha. Pikërisht në atë goditje dënimi, finlandezët barazuan. 45 minutat e para përfunduan me rezultatin 1-1, ndërsa në të dytën kuqezinjtë patën rastet e veta.
Edhe pse trajneri Rolando Maran bëri disa ndërrime, nuk arriti të mposhtte vendasit, që në minutën e 72-të realizuan edhe golin e dytë. Pjesa tjetër e sfidës nuk kishte më histori dhe kësisoj Finlanda mori kryesimin e Grupit 1 në Ligën C me 7 pikë. Ndërsa Shqipëria renditet në vendin e dytë me 6 pikë. Ndeshjet e radhës të vlefshme për Ligën e Kombeve janë planifikuar në fillim të nëntorit.
