Kronikë
Zjarr i madh në Mylte të Lezhës, banorët: Gati sa nuk u dogjëm!
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Rrilë të Lezhës, duke marrë përmasa të mëdha si pasojë e erërave të forta që favorizojnë përhapjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Emergjencave Civile ndodhen prej disa orësh në terren, ku u përballen me vështirësi për vënien nën kontroll të situatës.
Reklamë
Sipas raportimeve nga banorët e zonës, flakët ishin afruar ndjeshëm pranë banesave, duke krijuar një situatë shqetësuese dhe një kërcënim serioz për pronat dhe sigurinë e banorëve.
Ndërhyrja e forcave në terren zjarrikese, frenoi përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




