web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kullat tek Parku “Rinia”/ Akuzat e PD-së: Betonizim i hapësirave publike nga klientët e pushtetit

3 Tetor 2026, 17:12, Politikë CNA

Kullat tek Parku “Rinia”/ Akuzat e PD-së: Betonizim i

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me projektin e ri në zonën e parkut ‘Rinia’ në kryeqytet.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilëson si një shndërrim të Tiranës në lavatriçe për pastrimin e parave të pista.

Sipas tij, bëhet fjalë për një skemë, përmes së cilës kryeministri Edi Rama e trajton kryeqytetin si pronë private, ndërsa kjo hapësirë publike u përket qytetarëve.

Demokrati shprehet se Tirana nuk mund të trajtohet si plaçkë për t’u ndarë mes klientëve të pushtetit.

“E gjithë bota ndërton parqe. Edi Rama ndërton kulla. Atje ku qytetet europiane krijojnë më shumë hapësira të gjelbra, Rama betonizon hapësirat publike dhe ua dorëzon kullave.

Dhe skema është gjithmonë e njëjtë: të njëjtët fitues, i njëjti rreth, të njëjtat interesa.

Tirana nuk është prona personale e Edi Ramës. Nuk është një shesh ku kryeministri mund të bëjë çfarë të dojë.

Tirana është zemra e Shqipërisë. Parqet dhe hapësirat publike janë pasuri e qytetarëve dhe nuk mund të trajtohen si plaçkë për t’u ndarë mes klientëve të pushtetit.

Ne nuk pranojmë që Tirana të shndërrohet në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista në zemër të Europës.

Tirana ka nevojë për parqe, ajër dhe hapësira për qytetarët, jo për më shumë beton, kulla dhe interesa të një grushti njerëzish”,-thuhet në reagim./CNA





Lajmet e fundit nga