Deputetja Erisa Xhixho ka denoncuar kushtet e mjerueshme dhe tejet skandaloze në të cilat pritet të akomodohen studentët në Qytetin Studenti, duke ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e miliona eurove të investuara për rikonstruksionin e godinave.
“Këto janë kushtet në të cilat do të jetojnë studentët pas pak ditësh në Qytetin Studenti .
Fasadat e reja nuk mund ta fshehin realitetin brenda godinave: kushte të mjerueshme për studentët, pavarësisht miliona eurove të investuara për rikonstruksionin.
Qeveria gjermane ka dhënë mbi 30 milionë euro në formën e granteve dhe huasë përmes KfW-së, ndërsa Instrumenti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor i BE-së ka dhënë rreth 5 milionë euro grant përmes KfW-së. Dhe, ndërkohë, çdo vit studentët paguajnë tarifat e tyre.
Ku kanë shkuar këto miliona? Çfarë standardesh u janë ofruar studentëve me gjithë këto investime?
Te rinjtë dhe studentët nuk kanë qënë kurrë prioritet për Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë ,pasi prioritet për ta janë vetëm vjedhjet, korrupsioni dhe kullat e betonit”, u shpreh Xhixho.












