• Kontakt
Saturday, October 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Antipasta, mish dhe verë” – Andis Salla i bujqësisë do të trajnojë në restorante 50 fermere femra

17:32 : 03/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ministri Andis Salla e ka gjetur mënyrën se si t’i kthejë sytë nga bujqësia, duke organizuar takime në restorantet më luksoze në vend, me antipasta, mish dhe verë. Megjithëse i gjithë sektori lëngon nga skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë, fillimisht me programin IPARD e aktualisht me mbështetjen e “miqve” me skemat kombëtare, Salla ka menduar që të organizojë evente.

Në vend që paratë të hidhen drejtpërdrejt për fermerët, të mbështeten dhe të financohen, vetë pikat e bujqësisë në rrethe, me urdhër direkt të kreut të ministrisë, bëjnë tendera se si të kënaqin fermerët. Kësaj herë, me valën e madhe në Tiranë me videot intime, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje vendosi të trajnojë 50 fermere (femra).

Byrek në saç, 500 gramë mish dhe verë pa limit –
Faksimile: Tenderi për trajnimin e fermereve femra në Lushnje

Kjo qendër do të bëjë një tender me vlerë deri në 10 milionë lekë të vjetër me objekt “trajnime të grave fermere”. Kërkesat janë që restorantet të kenë ambiente, fillimisht kërkojnë disa salla konference me mikrofonë, dosje e transport.

Trajnimet do të bëhen në Berat, në zonën e Roshnikut, dhe në Gjirokastër, teksa nga specifikimet e kërkesat, s’do mënd që dihet edhe fituesi apo vendi ku do të bëhet “trajnimi” në Roshnik, megjithëse tenderi do të zhvillohet në datën 5 tetor.

Lexo edhe:

Kur “miku” të hap derën/ Babai harton projektin, vajza e shqyrton, AZHBR paguan 15 mln lekë

Skandali me fondet e bujqësisë/ Ndërtuan serat, morën paratë dhe tani AZHBR u kërkon t’i kthejnë

Kërkesat e tjera janë që lokali apo vendi të ketë kafe e ujë, mini ëmbëlsira 2 herë. Por, vëmendja më kryesore e të gjithë trajnimit do të jetë dreka e fermereve femra.

Byrek në saç, 500 gramë mish dhe verë pa limit –
Faksimile: Menuja e restorantit në Roshnik dhe Gjirokastër ka 500 gramë mish për secilën fermere, alkool pa limit

Ministria e Bujqësisë kërkon një dreke tepër të bollshme për fermeret femra. Në specifikimet e tenderit kërkohet drekë për 50 persona, në Berat, Roshnik. Pjata e parë të ketë antipasta të ndryshme, sallatë mix, sallatë cesar, brusketa mix. Pjata dytë të ketë mish keci 500 gramë dhe garniturë. Pjata e tretë byrek në saç dhe patate furre. Më pas ëmbëlsirë dhe fruta. Dreka do të ketë pije freskuese, verë apo birrë.

Ndërkohë, në të njëjtin tender specifikohet se çfarë do të konsumojnë këto fermere në Gjirokastër. Sërish kërkohet drekë për 50 persona, me antipasta të ndryshme në pjatën e parë. Në pjatën e dytë të ketë mish qengji ose keci, sërish 500 gramë dhe garniturë. Pjata e tretë të ketë qifqi me oriz dhe patate furre. Më vonë ëmbëlsirë dhe fruta si dhe pijet pa limit.

“Trajnimi do të jetë një ditë në zonën e Beratit dhe një ditë në zonën e Gjirokastrës”, thuhet në tender./ VoxNews

Etiketa: Andis SallaBujqesifermeretrajnim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur “miku” të hap derën/ Babai harton projektin, vajza e shqyrton, AZHBR paguan 15 mln lekë

21:45 : 01/10/2026
AKTUALITET

Skandali me fondet e bujqësisë/ Ndërtuan serat, morën paratë dhe tani AZHBR u kërkon t’i kthejnë

21:27 : 30/09/2026
AKTUALITET

Mbi 7 muaj pa dëmshpërblim, fermerët e Maliqit paralajmërojnë protesta

14:04 : 23/09/2026
AKTUALITET

IPARD III ende i bllokuar/ KE: Nuk kemi afate për hapjen e tyre! Fondet e keqpërdorura duhet të kthehen

12:44 : 14/09/2026
AKTUALITET

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

12:00 : 13/09/2026
AKTUALITET

Subvencionet për bujqësinë në vendnumëro deri në 2029

10:44 : 27/08/2026

TË GJITHA

“Antipasta, mish dhe verë” – Andis Salla i bujqësisë do të trajnojë në restorante 50 fermere femra

17:32 : 03/10/2026

Deklarata e Eli Farës, Kreshnik Spahiu: Mbrojti në polici tutorin dhe dhunuesin e saj

17:27 : 03/10/2026

PAMJE/ “Studentët në kushte të mjerueshme në Qytet Studenti”, Xhixho: Ku shkuan mln euro investime

17:23 : 03/10/2026

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

17:13 : 03/10/2026

Rama nuk lobon dot më!

17:08 : 03/10/2026

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

17:02 : 03/10/2026

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

16:45 : 03/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com