Keqardhja e Ernest Muçit: Me 11 kundër 11 do të ishte ndryshe

Keqardhja e Ernest Muçit: Me 11 kundër 11 do të ishte ndryshe

17:24, 03/10/2026

Ernest Muçi reagoi pas humbjes 2-1 të Shqipërisë ndaj Finlandës, në një ndeshje ku kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me golin e Rei Manajt, por më pas pësuan dy gola nga goditjet standarde.

Sulmuesi shqiptar pranoi zhgënjimin për rezultatin, por vlerësoi reagimin e skuadrës, sidomos pas golit të barazimit dhe kartonit të kuq të Etrit Berishës.

“Ishim të zhgënjyer, normalisht, kur pësuam golin dhe kartonin e kuq. Megjithatë, mendoj se luajtëm shumë mirë. Jam shumë krenar për mënyrën se si reagoi i gjithë ekipi pas golit dhe kartonit. Jemi ende në garë për vendin e parë dhe kemi shumë ndeshje të rëndësishme përpara”, u shpreh Muçi.

Shqipëria do të përballet fillimisht me San Marinon, ndërsa në nëntor do të ketë dy sfida të tjera ndaj Bjellorusisë dhe Finlandës. Për Muçin, objektivi është i qartë: kuqezinjtë duhet të synojnë vendin e parë.

“Finlanda është i vetmi ekip që na ka mundur deri tani. Nëse do të ishim 11 kundër 11, do të ishte diçka ndryshe. Besoj se Finlanda është rivali ynë kryesor. Duhet të fitojmë patjetër në ndeshjen e kthimit në Tiranë”, deklaroi Muçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco