Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.
Trajneri italian u shpreh se skuadra meritonte fitoren, edhe pse po luante me 10 lojtarë.
Ai gjithashtu shtoi se ekipi u penalizua nga disa vendime të arbitrit, që sipas tij ishin të pakuptimta.
“Meritonim një rezultat shumë të mirë. Meritonim edhe fitoren, edhe pse luajtëm me 10 lojtarë. U penalizuam nga kartoni i kuq, por skuadra reagoi mjaft mirë.
Duhet t’i përmirësojmë disa gjëra. Por një paraqitje e tillë na bën të ecim përpara. Na penalizuan edhe disa vendime arbitrare që janë disi të pakuptueshme. Gjithsesi ne vazhdojmë të ecim përpara.
LEXO EDHE: Ndeshje dramatike në Helsinki, Berisha del me të kuq, Finlanda përmbys kuqezinjtë!
Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Na duhej Manaj në fushë, sepse është gjithmonë në kontakt me topin. Mund të shfrytëzonim dhe hapësirat që krijonte Muçi. Na penalizoi ndeshja, prandaj zëvendësuam edhe Hoxhën”, tha Maran.
Rey Manaj ka folur pas ndeshjes me Finlandën, ku u shpreh se beso që ekipi do të dalë në vendin e parë në grup.
Sulmuesi kuqezi shënoi golin e vetëm të skuadrës, ndërsa tha që skuadra luajti mirë, edhe pse pjesën më të madh të sfidës ishte me 10 lojtarë.
“Mendoj se bëmë një lojë të mirë, edhe pse me 10 lojtarë. Nga ndeshja sot besoj se dalim në vendin e parë në grup.
Gjithë ekipi bëri një ndeshje të mirë. Ndeshjen me Finlandën e kemi në Tiranë dhe në fund të fundit do të dalim në vendin e parë”, tha Manaj.