Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, e cilësoi të pamerituar humbjen 2-1 ndaj Finlandës. Tekniku italian vlerësoi paraqitjen e kuqezinjve, edhe pse skuadra luajti me 10 futbollistë për një pjesë të madhe të ndeshjes, ndërsa theksoi se vendimet e gjyqtarit ndikuan në rezultatin përfundimtar.
“Deri në momentin kur shënuan, në fushë ishte vetëm një skuadër. Edhe pas golit, pasi i rishikova rastet, ne patëm më shumë mundësi dhe nuk i lejuam të gjuanin në portë. Për fat të keq, u ndëshkuam nga dy goditje dënimi dhe pësuam dy gola. Është e bujshme të humbasësh një ndeshje të tillë”, deklaroi Maran.
Trajneri italian u shpreh se kjo humbje, pavarësisht zhgënjimit, i jep besim për vazhdimësinë.
“Rezultati na penalizon, por ajo që dua të shoh është skuadra përtej episodeve. Nëse vazhdojmë të bëjmë paraqitje të tilla, nuk kemi pse të shqetësohemi. Më vjen keq për tifozët që na ndoqën dhe që e duan Kombëtaren. Për mua, pati disa episode dhe vendime të gjyqtarit që nuk u vlerësuan siç duhej dhe na penalizuan. Megjithatë, duhet të marrim me vete gjërat e mira dhe të reagojmë menjëherë”, u shpreh ai.
Maran foli edhe për zëvendësimin e Hoxhës, duke sqaruar se zgjedhja ishte e diktuar nga rrethanat e ndeshjes.
“Në atë moment, këdo që të hiqja do të dukej sikur po bëja një gabim, sepse të gjithë po luanin mirë. Kishim nevojë për Rein që të mbante topin, ndërsa Muçi na ndihmonte në organizimin e lojës. Duheshin bërë zgjedhje. Hoxha nuk e meritonte të dilte, por ishte një vendim i diktuar nga ndeshja. Më pas bëmë shumë mirë dhe, sipas meje, zgjedhja jonë na dha të drejtë”, përfundoi Maran.
© SYRI.net
Keqardhja e Ernest Muçit: Me 11 kundër 11 do të ishte ndryshe
Manaj pas humbjes me Finlandën: Gabimet u ndodhin të gjithëve, besoj te vendi i parë
Gjimshiti ngjit një tjetër shkallë me Shqipërinë, kap kuotën e 76 ndeshjeveBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: