Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Korabi nuk mbeti gjatë pa shqiponjën! Flamuri maqedonas zhduket me shpejtësi, rikthehet simboli shqiptar në majën 2764 metra

Shkruar nga Newsbomb
Korabi nuk mbeti gjatë pa shqiponjën! Flamuri maqedonas zhduket me
Momenti i vendosjes së flamurit shqiptar

Flamuri shqiptar është rikthyer në majën e Korabit, në lartësinë 2,764 metra mbi nivelin e detit, pak ditë pasi simboli shqiptar në këtë pikë ishte hequr dhe ishte zëvendësuar me flamurin e Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja e mëparshme shkaktoi reagime në të dyja anët e kufirit, ndërsa heqja e shqiponjës dykrenore nga maja e Korabit u raportua gjerësisht edhe nga mediat maqedonase. Tashmë, në pikën më të lartë të malit, flamuri shqiptar është vendosur sërish, duke rikthyer simbolin që ndodhej aty para incidentit.

Mali i Korabit shtrihet në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe maja e tij, me 2764 metra lartësi, është pika më e lartë e territorit shqiptar. Zona është një destinacion i njohur për alpinistët dhe vizitorët që ngjiten drejt majës.

Rikthimi i flamurit vjen pak ditë pas pamjeve që qarkulluan në rrjetet sociale, ku në vend të simbolit shqiptar në majë ishte vendosur flamuri maqedonas.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese