web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngacmonte të miturat/ Gjykata cakton arrest shtëpie për këngëtarin fierak

3 Tetor 2026, 17:54, Aktualitet CNA

Ngacmonte të miturat/ Gjykata cakton arrest shtëpie për

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për këngëtarin fierak Erind Xhaferaj.

Ai u arrestua dy ditë më parë, pas një denoncimi për ngacmim të bërë nga nxënëse të shkollës artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Gjyqtari i çështjes, Noel Veizi, pasi dëgjoi pretendimet e akuzës dhe të mbrojtjes, vlerësoi se ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për aplikimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Megjithatë, gjykata ka caktuar masën “arrest në shtëpi”, pasi, sipas arsyetimit të vendimit, neni 244, pika 3, i Kodit të Procedurës Penale nuk i jep gjykatës mundësinë të caktojë një masë më të rëndë sigurimi se ajo e kërkuar nga Prokuroria.

Ngacmonte të miturat/ Gjykata cakton arrest shtëpie për





Lajmet e fundit nga