E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopësht, 6 të mitur përfundojnë në spitalin e Korçës

Gjashtë fëmijë që frekuentojnë kopshtin nr.17 në Korçë janë paraqitur për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë intoksikuar nga ushqimi.

Fëmijët janë dërguar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Korçës, ku po marrin kujdesin mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tyre nuk raportohet të jetë e rëndë.

Reklamë

Dyshimet e para lidhen me ushqimin e konsumuar në kopsht, ndërsa ende nuk dihet shkaku i saktë i intoksikimit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Në kuadër të hetimit pritet të verifikohet ushqimi i konsumuar nga fëmijët dhe kushtet në të cilat ai është përgatitur dhe shërbyer.

Autoritetet shëndetësore pritet të kryejnë edhe analizat përkatëse për të përcaktuar shkakun e saktë të intoksikimit.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë, Mikel Llogori, konfirmon se disa fëmijë janë paraqitur në repartin e Pediatrisë. Sipas tij, epidemiologjia ka marrë analizat përkatëse dhe tashmë pritet përgjigjja e tyre.

Llogori thekson se në këtë fazë nuk mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor apo për një situatë tjetër infektive, ndërsa shkaku pritet të përcaktohet pas rezultateve të analizave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.