6 fëmijë përfundojnë në spitalin e Korçës, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht
Gjashtë fëmijë që frekuentojnë një kopsht në qytetin e Korçës janë paraqitur për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë intoksikuar nga ushqimi.
Fëmijët janë dërguar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Korçës, ku po marrin kujdesin mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tyre shëndetësore nuk raportohet të jetë e rëndë.
Dyshimet e para lidhen me ushqimin e konsumuar në kopsht, ndërsa ende nuk dihet shkaku i saktë i intoksikimit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Në kuadër të hetimit pritet të verifikohet ushqimi i konsumuar nga fëmijët, si dhe kushtet në të cilat ai është përgatitur dhe shërbyer.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë, Mikel Llogori, konfirmon lajmin ndërsa sipas tij, janë marrë analizat përkatëse dhe tashmë pritet përgjigjja e tyre.
Llogori thekson se në këtë fazë nuk mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor apo për një situatë tjetër infektive ndërsa shkaku pritet të përcaktohet pas rezultateve të analizave.


Alarm në SHBA, një avion me 6 persona në bord humb kontaktin pak para mbërritjes në Boston
Riaktivizohet vatra e zjarrit në malet e Gjinarit në Elbasan (VIDEO)
Finlanda përmbys Shqipërinë në Helsinki, kuqezinjtë pësojnë humbjen e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve
- 18:19 Dështoi ekzekutimi i Christa Pike, kreu i burgjeve në Tennessee do të japë dorëheqjen
- 17:54 Alarm në SHBA, një avion me 6 persona në bord humb kontaktin pak para mbërritjes në Boston
- 17:36 Turistët e huaj vijojnë të frekuentojnë Alpet edhe në tetor, problem mbeturinat
- 17:32 Riaktivizohet vatra e zjarrit në malet e Gjinarit në Elbasan (VIDEO)
- 16:51 Përmbytjet godasin Spanjën, humb jetën një person
- 16:23 Rusia godet një tjetër urë në Kiev, paralizohet trafiku mes dy brigjeve të Dnieprit (VIDEO)