"Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan"/ Rama prezanton “Flamingo Mirror” por dokumentet mungojnë: Së shpejti dhe ajo e KAYO
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200 3 Tetor, 12:24 ...
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
Në Mylopotamos, veçanërisht në Zoniana dhe Profitis Ilias, rrugët janë mbuluar nga uji, balta dhe mbeturinat. Disa akse janë bërë të pakalueshme, ndërsa pamjet e kapura me dron tregojnë përmasat e dëmeve.
GREQI- Kreta po përballet me një situatë të rënduar për shkak të reshjeve të dendura dhe stuhive që kanë goditur ishullin gjatë 24 orëve të fundit. Përmbytje, rrëshqitje dheu dhe dëme në rrugë e infrastrukturë janë raportuar në disa zona, ndërsa autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri.

Në Mylopotamos, veçanërisht në Zoniana dhe Profitis Ilias, rrugët janë mbuluar nga uji, balta dhe mbeturinat. Disa akse janë bërë të pakalueshme, ndërsa pamjet e kapura me dron tregojnë përmasat e dëmeve. Banorët e zonave të prekura janë paralajmëruar përmes mesazheve të njëpasnjëshme të 112 që të kufizojnë lëvizjet dhe të zhvendosen në zona më të larta.
Në Profitis Ilias, janë raportuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe në rrjetin rrugor. Reshjet kanë shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha në vreshta, ullinj dhe kultura të tjera bujqësore. Ndërkohë, në Ferma, pranë Ierapetrës, një shkëmb i madh u shkëput dhe ra mbi një automjet që po kalonte në zonë. Automjeti pësoi dëme materiale, ndërsa në vendngjarje ndërhynë ekipet e zjarrfikësve.

Situatë e vështirë raportohet edhe në Bashkinë e Amarit, ku rrëshqitjet e dheut dhe grumbullimet e ujit, gurëve e baltës kanë bllokuar disa rrugë. Trafiku është ndërprerë në akset Vistagi–Platania–Fourfoura dhe Afrates–Platania, ndërsa mbetet e mbyllur edhe rruga provinciale pranë kompleksit shkollor të Fourfouras. Ekipet e emergjencës dhe makineritë e rënda po punojnë për pastrimin e rrugëve.

Bashkia e Mylopotamos ka vënë në dispozicion një linjë telefonike 24-orëshe për të prekurit, ku banorët që kanë nevojë për strehim ose ndihmë mund të kërkojnë asistencë. Në rast rreziku të menjëhershëm, autoritetet kërkojnë ndihmë nga 112. Sipas buletinit të emergjencës të Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, Kreta vijon të jetë nën ndikimin e reshjeve të dendura dhe stuhive, me dobësim gradual të fenomeneve gjatë natës.

Në Dodekanezë, paralajmërimi portokalli mbetet në fuqi deri të dielën në mesditë. Ndërsa, në Detin Egje priten gjithashtu erëra shumë të forta verilindore. Sipas parashikimeve të Observatorit Kombëtar të Athinës/Meteo, reshjet dhe stuhitë do të vazhdojnë në Kretë edhe të dielën, me fenomene lokale deri rreth mesditës dhe dobësim gradual më pas. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve dhe vizitorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare./Dosja.al
Pamjet nga protesta SPANJË- Dhjetëra mijëra njerëz protestuan të shtunën në Madrid dhe rreth 50 qytete të tjera t&e...
Aleksandër Vuçiç dhe Marco Rubio SERBI- Propozimi dypartiak për një ligj për Serbinë, i cili i është d&eum...
Maria Hlyten SHBA- Disa herë në javë, Maria Hlyten hyn në llogarinë e saj të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se më shumë se 20 milionë persona të regjistruar në Medicare do t...
Kurti dhe Merz KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të premten ka pranuar letër urimi për Qeverin&...
SERBI- Me pretendimet se ka bekimin e patriarkut rus dhe mbështetjen e një zyrtari të lartë të Dumës ruse, në Serbi ës...
36 vjet pas ribashkimit, një hendek i vjetër shfaqet me pamje të re politike. Pas rezultateve të votimit qëndrojnë dallime q&eum...
Vladimir Putin RUSI- Edhe pas disa dekadash nuk është harruar teza se, gjoja, Perëndimi kolektivisht ka qenë “i padrejtë nda...
Shoko Kawata JAPONI- Shoko Kawata, kryebashkiakja e qytetit Yawata në Japoninë perëndimore, është bërë zyrtarja e par&e...
fletë votimi IZRAEL- Gjykata Supreme e Izraelit ka rrëzuar vendimin për përjashtimin e dy prej listave kryesore arabe nga zgjedhjet par...