“Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse.” Kështu e përshkruan analisti dhe gazetari Ben Andoni klimën politike në Shqipëri, në episodin e ri të Apostrof nga Bjorn Runa.
Andoni ndalet te disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të javëve të fundit, nga skandali në SHISH dhe dobësia e institucioneve, te debati për drejtësinë, kriza e opozitës dhe protesta e Flamingove. Por, përtej ngjarjeve konkrete, diskutimi fokusohet te një problem më i gjerë: çfarë ndodh me një shoqëri kur skandalet përsëriten aq shpesh sa humbasin fuqinë për të surprizuar?
Duke iu referuar asaj që e quan “cinizëm i ndritur”, Andoni argumenton se publiku tronditet për pak nga çdo skandal i ri, por shumë shpejt kthehet te pritja e skandalit pasardhës. Sipas tij, kjo klimë ushqehet edhe nga një opozitë e rehatuar në rolin e saj, nga institucione që ekzistojnë formalisht por që vuajnë nga mungesa e besueshmërisë, si edhe nga një hendek gjithnjë e më i madh mes imazhit që Shqipëria projekton jashtë dhe mënyrës si përjetohet realiteti politik brenda vendit.
Biseda prek gjithashtu protestën e Flamingove, të cilën Andoni e sheh tashmë si një lëvizje që ka humbur një pjesë të energjisë fillestare, si edhe pyetjen më të gjerë nëse shqiptarët arrijnë të organizohen për ndryshim apo mbeten kryesisht te ankesa.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: “Po përjetojmë një dekadencë cinike,” Ben Andoni: Pse skandalet nuk i befasojnë më shqiptarët
Ha Ha Ha ....paska Bjorni emision........nuk e kuptoj pse ky Ben Andoni , e ka ulur veten kaq shume sa te behet i ftuari i nje gazetari medioker.....edhe Meroja ketu , sa here do te beje pushim , ose sa here nuk i qullos mire artikujt e tij , i firmos Bjorn Runa........dhe ne gjithe keto raste , artikulli ka minimum leximesh edhe komentesh....se eshte aq i dobet sa edhe ta shash eshte turp !!!
Ky eshte bere per gjynah , vetem herresire shikone....