web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarret në fshatrat e Peqinit/ Gazetari: Kodrat me ullinj në flakë, kërcënim për ekonominë

3 Tetor 2026, 19:18, Aktualitet CNA

Zjarret në fshatrat e Peqinit/ Gazetari: Kodrat me ullinj në

Gazetari Mentor Kikia ka ndarë një reagim lidhur me zjarret që kanë përfshirë ditët e fundit disa nga fshatrat e Peqinit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kikia shprehet se djegia e sipërfaqeve të konsiderueshme me ullinj përbën jo vetëm rrezik për sigurinë në zonë, por edhe për ekonominë, ndërsa bën thirrje për forcimin e ligjit për këto raste.

“Zjarret si kërcënim për ekonominë dhe sigurinë!

Zjarret në kodrat me ullinj në fshatrat e Peqinit, në muajin tetor, dëshmojnë përfundimisht se nuk ka më “sezon zjarresh” dhe se aktualisht ata janë kërcënimi më i madh për ekonominë, mjedisin e madje edhe sigurinë kombëtare.

Investimet në parandalimin e zjarreve duhet të konsiderohen prioritet kombëtar.

Duhet të punohet me informim-ndërgjegjësimin, për të forcuar parandalimin.

Duhet të investohet në infrastrukturë, mjete dhe forca zjarrfikëse.

Duhet të konsiderohet forcimi i ligjit dhe ndalimi në mënyrë absolute i zjarreve nëpër fusha, për djegien e kashtës apo degëve të pemëve nga krasitjet”,-shkruan Kikia./CNA





Lajmet e fundit nga