Sport

Kosova pret Austrinë, Vedat Muriqi rikthehet në skuadër, mbyllen përgatitjet!

Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës së Nations League me Austrinë që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës.

Skuadra e drejtuar nga Franco Foda ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore për këtë sfidë me Dardanët që do të kërkojnë të kthehen te fitorja pas barazimit pa gola me Izraelin.

Trajneri Franco Foda në konferencën për shtyp deklaroi se skuadra e tij është përgatitur për këtë përballje, ndërkohë që atmosfera te Dardanët duket se është shumë pozitive me futbollistët të përqendruar në maksimum. Lajmi i mirë për kombëtaren e Kosovës në këtë përballje është rikthimi në stërvitje i kapitenit Vedat Muriqi dhe portierit Aro Muric që duket se janë rikuperuar nga problemet fizike që kishin dhe që i lanë ata jashtë fushe në sfidën ndaj Izraelit.

LEXO EDHE: Ndeshje dramatike në Helsinki, Berisha del me të kuq, Finlanda përmbys kuqezinjtë!

Rikthimi i tyre shihet si një përforcim i rëndësishëm nga stafi teknik i Kosovës për këtë sfidë me Austrinë ku Dardanët do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe mbështetjen e publikut të zjarrtë për të marrë maksimumin në këtë përballje ndaj skuadrës së Rangnick. Kosova është në Grupin B3 të Nations League dhe pozicionohet në vendin e dytë me 4 pikë pas Austrisë kryesuese me 7 pikë. Sfida mes Kosovës dhe Austrisë do të zhvillohet në orën 18:00 të kësaj të diele dhe do të transmetohet në Digitalb.

LEXO EDHE: Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta/ Manaj: Në fund do dalim të parët!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.