Shkëlqim Hajdari: Selim Çelmeta, Sherifi në SHBA që na bën krenar!

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh vlerësimi për shqiptarin Selim Çelmeta, të cilin e ka takuar gjatë një vizite në Kaliforni.

Në postimin e tij, Hajdari e përshkruan Çelmetën si një mik të tij dhe veçon të kaluarën e tij sportive si ish-kampion i çiklizmit në Shqipëri, si dhe karrierën në strukturat ligjzbatuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kënaqësi të takoja në Kaliforni mikun tim Selim Çelmeta, ish kampionin e çiklizmit në Shqipëri dhe Sherifin që mban gradën më të lartë, ndër gjithë shqiptarët që punojnë në këto agjenci ligjzbatuese elitë në SHBA”, shkruan Hajdari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, prefekti shpreh krenarinë për Çelmetën, duke e lidhur figurën e tij edhe me familjen nga e cila rrjedh.

“Krenarë për këtë djalë Tirone, që nderon familjen e madhe patriotike Çelmeta, shokët e miqtë e tij të shumtë dhe Atdheun e tij!”, shprehet Hajdari në reagimin e publikuar në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?