Hamza i PDK-së pas takimit me Kurtin: Ka mundësi për marrëveshje nëse miratohet Ligji i Gjykatës Speciale

Hamza i PDK-së pas takimit me Kurtin: Ka mundësi për marrëveshje nëse miratohet Ligji i Gjykatës Speciale

19:32, 03/10/2026

Takimi mes kryeministrit , Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka përfunduar pas rreth 2 orësh e gjysmë.

Kreu i PDK-së Bedri Hamza është deklaruar pas takimit se partia e tij është e gatshme që të bëjë zgjidhje për presidentin, në të njëjtën ditë pasi të ndryshohet ligji.

Ai tha se kërkesa e PDK-së është që ligji për Gjykatën Speciale të miratohet në dy lexime dhe të marrë aprovimin përfundimtar.

“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës të bisedojë e të gjejë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfunduar. Janë edhe disa ditë ku kemi mundësi të arrijmë marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja. por kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK-në. Ligji kalon nevojat përtej PDK-së dhe ka të bëjë me një çështje tjetër”, ka thënë ai.

Takimet ndërmjet liderëve politikë po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit përfundon më 6 tetor..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco