Food & Drink

Nga latte te koktejet, pandan po bëhet shija e re e kafesë!

Pas matcha-s, një tjetër përbërës me ngjyrë jeshile po shfaqet gjithnjë e më shumë në pije. Pandan, një bimë tropikale shumë e përdorur në kuzhinat e Azisë Juglindore, po hyn në menu kafesh dhe baresh me latte, Vietnamese coffee dhe kokteje të ndryshme.

Food & Wine shkruan sot se pandan po tërheq vëmendje falë shijes së tij të ëmbël, pak arrore dhe aromës që shpesh krahasohet me vaniljen. Përveç shijes, ai i jep pijeve edhe një ngjyrë të gjelbër karakteristike.

Në kafene po kombinohet me espresso dhe qumësht, ndërsa bartenderët po e përdorin me gin, rum, kokos, agrume dhe fruta tropikale. Kjo e bën një përbërës që funksionon si në një pije të mëngjesit, ashtu edhe në një koktej në darkë.

Pandan nuk është aspak i ri për kuzhinën aziatike. E re është mënyra se si po prezantohet për një publik më të gjerë ndërkombëtar, veçanërisht përmes kafeneve moderne.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.