ALARM në Korçë/ Gjashtë fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht! Nën hetim drejtoresha dhe një mjeke
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
"Qeveria hedh hi syve njerëzve me horrllëqet e publikuara në rrjet"/ Protestuesi thirrje qytetarëve: Të lemë ndasi...
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200 3 Tetor, 12:24 ...
•Protesta e 126 radhazi kundër qeverisë Rama është zhvilluar këtë të shtunë. • Qytetarët vazhdojnë të dalin në sheshet kryesore të Tiranës, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. • Prej rreth katër muajsh, ata po shprehin pakënaqësi për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. • Qytetarët theksojnë se korrupsioni e ka përkeqësuar situatën, duke e bërë jetesën thuajse të pamundur. • Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se nuk do ta ndalin revoltën e tyre deri në largimin e Kryeministri Edi Rama nga pushteti. • Gjatë tubimit, protestuesit u shprehën se Rama nuk po sjell një qeverisje europiane, por qeverisjen e 313-tës, duke iu referuar skandaleve të qeverisë dhe socialistëve të arrestuar. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto janë disa nga thirrjet kryesore gjatë protestës.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Protestuesit kanë vijuar lëvizjen në kryeqytet, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.
“Ju erdhi fundi!”, “Poshtë qeveria” dhe Arrestoni Ramën janë disa prej thirrjeve të protestuesve gjatë marshimit. Qytetarët vijojnë të përsërisin kërkesat e tyre për largimin e Ramës, ndërsa është bërë thirrje e vazhdueshme për pjesëmarrje më të madhe në ditët në vijim./Dosja.al

TIRANË- Një aktivist nga diaspora ishte i pranishëm sot në protestën e 126 para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai u kërkoi protestuesve të mos përçahen. Aktivisti theksoi gjithashtu se protestuesit duhet të lenë ndasitë mënjanë, pasi strategjia e qeverisë është “përça e sundo”.
"Sot diaspora ka qenë në Bruksel, e shoh me zemër të thyer disi të boshatisur. Kam qenë tre herë në shesh, herë të parë ka qenë plot. Jemi në një pikë përça e sundoi ka qenë strategji për të përçarë. Kushdo nga grupet që është përçarë dhe sot nuk është në shesh, të vijë këtu. Të lemë ndasitë mënjanë. Shteti nuk funksionon për ne. Nuk mund të na hedhin hi syve me horrllëqet që hedhin në media. Ju bëj thirrje të bashkohemi," tha protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar gjatë fjalës së saj në protestën para kryeministrisë se modeli i Ramës, është ai i sistemit korruptiv që sukses ka Ergys Agasin, Vlora Hysenin dhe Erion Veliajn. Ajo theksoi se Shqipëria nuk mund të futet në Bashkimin Europian me Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar. Me ironi, Vatnikaj tha se Rama premtoi Shqipërinë 2030, por solli Shqipërinë 313, duke iu referuar skandaleve të qeverisë dhe socialistëve të arrestuar.
"Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë dhe gjithë kabinetit qeveritar. Sot në ditën e 126-të pak para se të niste protestë qindra shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Bruksel për ti thënë institucioneve të Europës një e vërtetë ndryshe nga ajo që dëgjon nga Edi Rama. Për ti thënë se shoqëria shqiptare është gati të futet në BE por qeveria kriminale jo. Qindra shqiptarë të diasporës kanë brohoritur Shqipëria në BE pa Edi Ramën. Edi Rama e bëri fushatën e vet duke na premtuar Shqipërinë 2030. Çfarë na dha në këmbim Shqipëria 313, të gjithë zyrtarët janë o të akuzuar për korrupsion, bashkëpunëtorë të krimit, në arrest shtëpie, arrest në burg ose në arrati, modeli i Edi Ramës është modeli i Belinda Ballukut, i Erion Veliajt, Ilir Beqajt, Saimir Tahirit, Ergys Agasit, Vlora Hyseni, Arben Ahmetaj. Modeli i 313, ata të qelisë dhe burgut. Nuk jemi përballë një sistemi të korruptuar por një modeli që korrupsionin e ka bërë të vetmin model suksesi. Nuk jemi vetëm kundër korrupsionit por kundër një sistemi që krimin e organizuar e ka futur në parlament, e ka bërë ministër, zv kryeministër. Dhe vetë kryeministri. Për ne simbolizojnë krimin e organizuar në qeveri. Ne do jemi në këtë shesh për sa të ketë nevojë shoqëria për të treguar së pari njëri tjetrit. Kjo protestë është e tillë se shqiptarët e kanë mësuar se liria, dinjiteti fitohen duke luftuar sistemin e korruptuar 36 vjeçar. Jemi këtu e do jemi këtu me qytetarë të revoltuar se Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë revolucion," tha Sidorela Vatnikaj./Dosja.al
TIRANË- Protesta e 126 radhazi kundër qeverisë Rama ka nisur. Qytetarët vazhdojnë që të dalin në sheshet kryesore të Tiranës, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.
Ata shprehin pakënaqësi për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Qytetarët theksojnë se korrupsioni e ka përkeqësuar situatën, duke e bërë jetesën thuajse të pamundur.
Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se nuk do ta ndalin revoltën e tyre deri në largimin e Kryeministri Edi Rama nga pushteti./Dosja.al