Janë mbyllur fjalimet e aktivistëve në protestën e 126 kundër qeverisë.
Menjëherë pas përfundimit të fjalimeve, u bë thirrje që protestuesit të marshojnë drejt Sheshit Skënderbej.
Protestuesit vazhdojnë me thirrjet “Dorëheqje”, “Rama në burg” etj.
Revolta ndaj qeverisë vazhdon, teksa akuzojnë mazhorancën për keqmenaxhim dhe korrupsion madhor.
Përgjatë protestave, qytetarët kanë kërkuar të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura, Paketa e Maleve dhe investimet strategjike, si dhe krijimi i një qeverie tranzitore për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të ndershme.
Po ashtu qytetarët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe marshimeve në kryeqytet. Sipas tyre, qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve dhe një kërkesë e parevokueshme.
© SYRI.net