Lajmi i fundit

LIVE - ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 126-të, shqiptarët rezistencë kundër qeverisë

Incidenti me armë me Alket Rizain, arrestohet roja e lokalit

Incidenti me armë me Alket Rizain, arrestohet roja e lokalit

19:10, 03/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka arrestuar afganin që dyshohet se është përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri, i cili ndodhi më 13 shtator 2026, jashtë një beach bar-i në Anavisos. Operacioni u krye nga efektivët e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar.

Në incident ishte përfshirë edhe i dënuari për vepra të rënda penale, Alkët Rizai, i cili ndodhej jashtë burgut me leje dhe që prej atëherë vijon të jetë në arrati.

Sa i përket 27-vjeçarit të arrestuar, bëhet fjalë për rojen e lokalit, i cili akuzohet se tentoi, duke përdorur armë zjarri, të plagoste për vdekje një person tjetër. Si pasojë e të shtënave, u plagosën edhe dy kalimtarë, fatmirësisht lehtë.

I pandehuri ka qenë i përfshirë edhe më parë në çështje penale, përfshirë akuzat për krijimin e një organizate kriminale, shkelje të legjislacionit për narkotikët dhe hyrje të paligjshme në vend. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco