Shpërbëhet banda e vjedhjeve në Athinë, 8 të arrestuar

3 Tetor 2026 | 20:43

Policia greke ka arrestuar tetë persona, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal që prej vitit 2025 vidhte motoçikleta dhe automjete në zona të ndryshme të Athinës.

Operacioni policor u zhvillua gjatë natës në Kamatero, Peristeri dhe Acharnes. Gjashtë persona, të moshave 18 deri në 55 vjeç, u arrestuan gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë, 22 dhe 60 vjeç, u ndaluan në bazë të urdhër-arresteve.

Sipas hetimeve të Policisë Helenike, grupi kishte në shënjestër kryesisht motoçikleta me kubikazh të lartë dhe vlerë të konsiderueshme ekonomike. Anëtarët vepronin gjatë natës në zona të ndryshme të Atikës, duke identifikuar automjetet që do të vidhnin.

Autoritetet dyshojnë se grabitësit çaktivizonin pajisjet kundër vjedhjes dhe më pas përdornin motoçikleta ndihmëse për t’i larguar mjetet nga vendi i vjedhjes. Automjetet e vjedhura, sipas hetuesve, liheshin përkohësisht në zona publike për të shmangur gjurmimin përmes sistemeve të gjeolokacionit.

Sipas policisë, organizata kishte një strukturë të përcaktuar. Udhëheqësi dyshohet se koordinonte aktivitetet, siguronte mbështetje financiare dhe organizonte anëtarët përpara kryerjes së vjedhjeve.

Një 24-vjeçar, i konsideruar pjesë e rëndësishme e grupit, dyshohet se merrte pjesë në vendimmarrje dhe shërbente si ndërmjetës mes drejtuesit dhe anëtarëve të tjerë.

Hetimi për aktivitetin e grupit dhe vjedhjet e tjera të mundshme vijon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PDK-së, Lushtaku: Kurti të tregojë seriozitet për ligjin e Dhomave të Specializuara, nuk ka kohë për lojëra

Mërgim Lushtaku, deputet i  Partisë Demokratike të Kosovës, ishte i ftuar në një lidhje live për “Review” me Greta Topjanën në Euronews, teksa komentoi takimin...
20:34 | 03/10/2026

Kë përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?

Me pretendimet se ka bekimin e patriarkut rus dhe mbështetjen e një zyrtari të lartë të Dumës ruse, në Serbi është themeluar edhe një parti...
11:31 | 03/10/2026

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka shkelje ligjore në nismën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshime të Ligjit për Dhomat...
07:55 | 03/10/2026