ALARM në Korçë/ Gjashtë fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht! Nën hetim drejtoresha dhe një mjeke
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
"Qeveria hedh hi syve njerëzve me horrllëqet e publikuara në rrjet"/ Protestuesi thirrje qytetarëve: Të lemë ndasi...
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200 3 Tetor, 12:24 ...
Të paktën 16.5 milionë fuçi naftë të papërpunuar në ditë dolën nga rajoni midis 1 dhe 28 shtatorit, duke arritur mesataren e para fillimit të luftës nëse largohet Irani nga llogaritja, sipas kompanisë së analizave të tregjeve të mallrave Kpler.
IRAN- Niveli i transportit të naftës së papërpunuar nga Gjiri Persik është rikthyer pranë niveleve të para fillimit të luftës, por të dhënat e fundit tregojnë se një pjesë e madhe e naftës po arrin në tregje përmes rrugëve dhe mënyrave të transportit që nuk ekzistonin para luftës. Kjo ka ngritur pyetjen nëse Irani po e humb ndikimin e tij në Ngushticën e Hormuzit.
Të paktën 16.5 milionë fuçi naftë të papërpunuar në ditë dolën nga rajoni midis 1 dhe 28 shtatorit, duke arritur mesataren e para fillimit të luftës nëse largohet Irani nga llogaritja, sipas kompanisë së analizave të tregjeve të mallrave Kpler. Por, ndërsa nivelet e naftës së papërpunuar janë rritur, ende po vazhdon pengesa në rafineri e cila ka shkaktuar rritje globale të çmimeve të naftës dizel.
Të dhënat e Bashkimit Evropian, të publikuara më 1 tetor, treguan se çmimet e dizelit në pompa kanë arritur nivele rekord. Çmimet janë rritur ndjeshëm edhe në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht rimëkëmbjes së eksporteve të naftës. Ndërkohë, rruga ka ndryshuar në mënyrë dramatike.
Para luftës, 83 për qind e naftës së papërpunuar të rajonit kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit. Në shtator, 40 për qind e saj e anashkaloi ngushticën, ndërsa nafta u transportua përmes tubacioneve dhe rrugëve të tjera përmes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Rreth 60 për qind, ose 9.9 milionë fuçi në ditë, kaluan fizikisht përmes Hormuzit.
Kpler tha se më shumë se 70 për qind e naftës së papërpunuar që kaloi përmes ngushticës në gusht – muaji i fundit për të cilin ka të dhëna – u transferua nga njëra anije në tjetrën në det të hapur në Gjirin e Omanit, që tregon se sa larg është sistemi aktual nga transporti normal tregtar.
Për Iranin, rimëkëmbja është një shenjë se aftësia e tij për të ndërprerë qarkullimin në këtë rrugë ujore është dobësuar ndjeshëm. Mohammad Ghaedi, ligjërues në George Washington University, i tha Radios Farda të REL-it se niveli aktual i trafikut tashmë ishte i tepërt për Teheranin dhe “i papranueshëm” për autoritetet atje.
Por, shifrat nuk nënkuptojnë se Irani thjesht e ka humbur kontrollin mbi Hormuzin. Në radhë të parë, Teherani nuk e ka kontrolluar zyrtarisht ngushticën. Ndikimi i tij është përqendruar në aftësinë për ta bërë kalimin të rrezikshëm, duke i detyruar kompanitë e transportit detar të peshojnë rreziqet dhe kostot e hyrjes në Gjirin Persik.
Kjo aftësi duket se është dobësuar, ndërsa forcat amerikane ofrojnë mbrojtje për transportin tregtar detar dhe kompanitë zhvillojnë mënyra për ta transportuar naftën duke kufizuar ekspozimin e tyre ndaj ngushticës. Ellen R. Wald, autore dhe analiste e tregjeve të energjisë, i tha REL-it se “aftësia dhe/ose vullneti i Iranit për të sulmuar anijet në Gjirin Persik po bie”, duke u mundësuar anijeve të kalojnë nën mbrojtjen ushtarake amerikane.
Por, ajo paralajmëroi se rimëkëmbja e qarkullimit nuk duhet të ngatërrohet me rikthimin në normalitet. Disa kompani të transportit detar po pranojnë rreziqe të konsiderueshme për ta transportuar në mënyrë efektive naftën përmes ngushticës drejt anijeve më të mëdha që presin jashtë Gjirit. Të tjera operojnë pa sigurim ose në kushte jashtëzakonisht të vështira.
“Kjo nuk është një rikthim në normalitet. Këto janë rreziqe të konsiderueshme dhe shoqërohen me kosto të larta,” tha Wald.
Dhe kjo është arsyeja pse çmimet e naftës nuk po bien shumë, pavarësisht rritjes së qarkullimit të naftës. Rimëkëmbja e qarkullimit të naftës së papërpunuar ka ulur një pjesë të presionit të menjëhershëm mbi furnizimet globale, por Wald nuk pret që çmimet e naftës të kthehen ende në nivelet e para luftës.
Kërcënimi i vazhdueshëm ndaj anijeve, kostot e larta të sigurimit dhe varësia nga mbrojtja ushtarake amerikane nënkuptojnë se një “kosto e luftës” mbetet e përfshirë në çmimin e naftës. Të dhënat e fundit të Kpler tregojnë gjithashtu pse rimëkëmbja e eksporteve nuk duhet të ngatërrohet me rikthimin e sistemit të vjetër të tregtimit të naftës në Gjirin Persik.
Para luftës, pothuajse të gjitha eksportet e naftës së papërpunuar të rajonit vareshin nga Hormuzi. Tani, tubacionet, rrugët përmes Detit të Kuq dhe transferimet e naftës nga njëra anije në tjetrën në det të hapur po u ndihmojnë prodhuesve ta anashkalojnë pikën e ngushtë të kalimit. Kpler tha se sistemi i eksportit të rajonit është rindërtuar në mënyrë efektive rreth kësaj pengese.
Sa më shumë naftë që transportohet pa u ndaluar, aq më e dobët bëhet aftësia e Teheranit për ta përdorur Hormuzin si mjet presioni. Por, masat e jashtëzakonshme që nevojiten për ta mbajtur këtë naftë në qarkullim tregojnë gjithashtu se ngushtica mbetet burim ndikimi. Ghaedi tha se nuk beson se Irani ka gjasa ta sulmojë infrastrukturën energjetike rajonale, pavarësisht komenteve nga Teherani se mund të përshkallëzojë situatën duke goditur objektet e naftës.
Ai argumentoi se raportet që e paraqesin Iranin si ta ketë humbur kontrollin mbi Hormuzin mund të rrezikojnë ta provokojnë një reagim të tillë. Për momentin, megjithatë, të dhënat tregojnë për një dobësim gradual dhe jo për një zhdukje të plotë të ndikimit të Iranit.
Dhe për sa kohë që anijet ende kanë nevojë për mbrojtje ushtarake, rrugë të pazakonta dhe mënyra të kushtueshme alternative për ta transportuar atë naftë, Hormuzi mbetet një pikë e cenueshme për Uashingtonin, edhe nëse Irani nuk është më në gjendje të ushtrojë të njëjtin nivel presioni mbi të që kishte në kulmin e luftës./REL
pamje nga protesta TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugë...
foto ilustruese KORÇË- Policia e Korçës ka reaguar lidhur me helmimin e gjashtë fëmijëve në kopsht. Nga hetimet...
TIRANË- Një aktivist nga diaspora ishte i pranishëm sot në protestën e 126 para Kryeministrisë. Gjatë fjalës s&eu...
Sidorela Vatnikaj TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar gjatë fjalës së saj në protestën para kryeministrisë...
GREQI- Policia ka arrestuar afganin që dyshohet se është përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri, ngj...
pamje nga protesta TIRANË- Protesta e 126 radhazi kundër qeverisë Rama ka nisur. Qytetarët vazhdojnë që të dalin në...
kopshti KORÇË- Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës janë paraqitur në spital me simptoma gastroent...
Osman Stafa TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka folur lidhur me “shtet-rrethimin” gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama n&eum...
TIRANË- Në vijim të hetimeve që po drejtohen nga kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, Byroja Komb&...
pamjet nga protesta BRUKSEL- Diaspora shqiptare është mbledhur sot në protestë përpara Komisionit Europian në Bruksel. ...