Problemi i mbetjeve urbane dhe veçanërisht i inerteve vijon të jetë një prej shqetësimeve të evidentuara në Tiranë. Deputeti, Erion Braçe ka dalë vetë në terren dhe përmes një video mesazhi, ai ka postuar pamje pranë Urës së Madh të Lanës.
Sipas tij, edhe pas tre muajsh, nga zona është larguar vetëm një pjesë e mbetjeve. Ndërkohë në video shihen plehrat të bëra pirg dhe pikërisht për këtë Braçe ngre shqetësimin për mënyrën se si po menaxhohen mbetjet urbane në qytet.
“Tre muaj dhe këtu, në kompleksin e banimit pranë Urës së Madhe të Lanës, janë hequr veç një pjesë e mbetjeve-inerte urbane! Në këtë qytet, mbetjet urbane, veçanërisht inertet urbane, mbeten problemi më i madh! I pazgjidhur ende! Të them që duhet një zgjidhje, nuk vlen më! Vlen thjesht të bëhet, të ketë zgjidhje se u bë shumë kohë!”, shkruan ai.
